fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

BSH: Rritja e çmimeve do të ndjehet në inflacion dhe ekonomi. Pas pandemisë është rritur papunësia

Tirana Press by Tirana Press
09/01/23 - 03:39 - Updated On 04/02/23 - 12:59
in Ekonomi
A A
BSH: Rritja e çmimeve do të ndjehet në inflacion dhe ekonomi. Pas pandemisë është rritur papunësia
3
VIEWS

Rritja e çmimeve të produkteve energjetike dhe ushqimeve mund të ndikojë së shpejti kursin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori, Gent Sejko, u shpreh pas mbledhjes së Këshilit Mbikëqyrës në nëse kjo rritje e çmimeve do të provohet e qëndrueshme dhe do të jetë më e lartë se pritjet aktuale, mund të sjellë një shtrëngim gradual të politikës monetare gjatë tremujorëve në vazhdim.

Në analizën e fundit, Këshilli Mbikëqyrës arriti në konkluzionin se vala e rritjes së çmimeve do të ndikojë inflacionin edhe në Shqipëri. Ky ndikim i krizës së çmimeve pritet të jetë i ndjeshëm, por kalimtar. Rritja e inflacionit erdhi nga çmimet e ushqimeve dhe të naftës, duke pasqyruar goditjet nga mjedisi i jashtëm, rritjen e kërkesës dhe vështirësitë për ta kthyer ofertën në nivelet e parakrizës.

Lexo mëShumë

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Në linjë edhe me parashikimet e institucioneve të huaja homologe, Banka e Shqipërisë pret që situata e çmimeve të ushqimeve dhe lëndëve të para të stabilizohet gjatë vitit të ardhshëm. Megjithëse efekti i rritjes së çmimeve pritet të jetë kalimtar, Banka e Shqipërisë nuk e përjashton që efektet e saj inflacioniste të kushtëzojnë një kthim të kursit të politikës monetare më shpejt nga sa parashikohej.

Për momentin, Këshilli Mbikëqyrës konfirmoi piketat aktuale të politikës monetare dhe vendosi të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5% dhe të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe të kredive njëditore, respektivisht në nivelin 0.1% dhe 0.9%. Gjithashtu, u vendos që forma aktuale e ankandeve të marrëveshjeve të riblerjes, që iu garanton bankave akses të pakufizuar me likuiditet do të vazhdojë të aplikohet edhe në tremujorin e fundit të vitit 2021.

Rritja ekonomike e tremujorit të dytë, me 17.9%, ka suprizuar pjesërisht edhe Bankën e Shqipërisë, që u shpreh sot se ajo ishte më e lartë se parashikimet. Sipas Sejkos, kjo rritje pasqyroi zgjerimin e konsumit dhe investimit, rritjen e shpenzimeve buxhetore dhe rritjen e eksporteve. Banka e Shqipërisë pret që rritja ekonomike të ruajë nivel të lartë edhe në gjysmën e dytë të vitit. Projeksionet e saj janë për një rritje ekonomike vjetore mes nivelit 7% dhe 8%, afërsisht në linjë me parashikimet e përditësuara të mërkurën edhe nga Banka Botërore.

Guvernatori theksoi se përmirëismi ka nisur të pasqyrohet në tregun e punës, por, pavarësisht tendencave përmirësuese, punësimi është më i ulët dhe papunësia më e lartë krahasuar me periudhën para pandemisë. Sipas tij, rritja e punësimit kërkon ruajtjen e stimujve aktualë makroekonomikë.

Banka e Shqipërisë konfirmoi sërish vlerësimet pozitive për gjendjen e sektorit financiar. Sipas saj, stimuli monetarypo transmetohet mirë, kostot e fianncimit janë të ulëta dhe bilancet e sektorit financiar janë të shëndetshme. Kredia bankare ka qenë edhe në tremujorin e tretë një burim i qëndrueshëm i nxitjes së rritjes ekonomike, duke mbështetur investimet dhe konsumin e sektorit privat.

Artikuj të Ndërlidhur

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat
Ekonomi

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

28/08/24 - 12:30
6
Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro
Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

26/08/24 - 08:21
21
Si të sigurohen pensionet në Gjermani?
Ekonomi

Ja kategoria e pensionistëve që do të marrë më shumë para pas tetorit

21/08/24 - 09:30
18
Qeveria “hap thesin”, parashikon fondin 2.2 mld lekë për pensionet, ndryshon rregulli për indeksim
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën, si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë vetëm me dy mënyra

10/08/24 - 09:31
4
Next Post
Zihen pritë nga rrëmbyesit, 32 persona grabiten dhe dhunohen në Nigeri

Zihen pritë nga rrëmbyesit, 32 persona grabiten dhe dhunohen në Nigeri

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.