fbpx
E premte, 27 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Plastika rrezik për shëndetin, ja përse duhet kontrolluar skadenca e ujit në shishe

Tirana Press by Tirana Press
29/01/23 - 11:40 - Updated On 04/02/23 - 12:58
in Shëndet
A A
Plastika rrezik për shëndetin, ja përse duhet kontrolluar skadenca e ujit në shishe
2
VIEWS

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë.

Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta.

Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?

Lexo mëShumë

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin

Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë

Sipas një ankete rezulton se 92 persona nga 100 njerëz të kontaktuar në rajone të ndryshme të Shqipërisë, NUK e kontrollojnë datën e skadencës tek uji në shishe plastike.

Shumica dërrmuese e konsumatorëve e marrin të mirëqënë faktin që uji në shishe plastike është i sigurtë.

Arsyeja pse lëngjet ose produktet e qumështit kanë një datë të skadencës është shumë e vetëkuptueshme, ndaj mund të habiteni që edhe uji në shishe vjen me një afat kohor përdorimi.

Por nuk është cilësia e ujit që duhet të shqetësoheni. Bëhet fjalë për plastikën në të cilën uji vjen i paketuar. Zakonisht vihet re përdorimi i PET për shishe me pakicë dhe polietileni me densitet të lartë, HDPE për paketimet masive të ujit.

Pas një pike të caktuar në jetën e saj, plastika fillon të lëshojë kimikate në ujë. Kjo dukuri ndikon në shijen e ujit dhe mund përbën një rrezik serioz për shëndetin.

A ju ka ndodhur të lini një gotë uji gjatë natës dhe të pini një gllënjkë të nesërmen? A e keni vënë re se ajo ka shijuar shumë ndryshëm nga uji i freskët?

Ju mund të dyshoni se uji është prishur, por shija e çuditshme është në të vërtetë për shkak se uji është ekspozuar ndaj ajrit. Ky ekspozim e bën ujin më acid duke grumbulluar elementë si pluhuri dhe mikrobet.

Asnjëherë mos lini ujë në shishe në rrezet e diellit të drejtpërdrejtë ose brenda makinës gjatë gjithë ditës në një ditë të nxehtë me diell.

Kimikatet nga ena plastike do të nxehen dhe do të depërtojnë në ujë.

Pirja e këtyre shisheve që kanë mbetur në diell kanë rezultuar të lidhur drejtpërdrejt me tumoret e gjirit tek femrat. Studimet e fundit tregojnë lidhje me lloje të tjera të sëmundjeve tumorale si në meshkuj ashtu edhe në femra.

Artikuj të Ndërlidhur

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin
Shëndet

Nuk iu shkon mendja, ky është profesioni me më shumë rreziqe për shëndetin

06/04/24 - 08:31
13
Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë
Shëndet

Flasin mjekët: Ja pse gjithnjë e më shumë të rinj po preken nga kanceri i zorrës së trashë

30/03/24 - 02:02
4
Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, vaksinimi ka rënë
Sociale

Shëndeti i fëmijëve i kërcënuar, vaksinimi ka rënë

12/01/24 - 09:55
21
Sëmundjet e shëndetit mendor, statistikat me shifra alarmante
Sociale

Sëmundjet e shëndetit mendor, statistikat me shifra alarmante

08/06/23 - 08:44
4
Next Post
Ujori dhe përputhja e tij me këto 4 shenja

Ujori dhe përputhja e tij me këto 4 shenja

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.