Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Paga mesatare në rajon po rritet me shpejtësi, 40% më e lartë se në Shqipëri
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Ekonomi

Paga mesatare në rajon po rritet me shpejtësi, 40% më e lartë se në Shqipëri

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:58
Tirana Press
Share
SHARE

Tre vitet e fundit pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Shqipëri, duke thelluar diferencën mes të ardhurave që merr një punonjës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinën, në krahasim me një shqiptar.

Paga mesatare bruto për këto vende luhatet midis 800-900 euro në muaj, nga rreth 520 euro që është mesatarja në Shqipëri, ose mesatarisht rreth 40% më e lartë sesa tek ne.

Monitor ka përpunuar të dhënat zyrtare të instituteve statistikore të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, dhe Bosnjë Hercegovinës për pagat mesatare mujore bruto, të cilat janë të disponueshme deri në shtator të vitit 2022. Ndërsa Kosova, të dhënën e fundit të disponueshme ka fundin e 2021-t.

Kjo pagë është krahasuar në vlerë nominale (e paindeksuar me inflacionin) me tremujorin e tretë 2019, përpara fillimit të pandemisë.

Mali i Zi ka pagën e dytë mesatare më të lartë në rajon, me 885 euro në muaj në fund të tremujorit të tretë 2022, ndonëse diferenca me vendet e tjera është ngushtuar, për shkak të rritjes më të ngadaltë (me rreth 14% nga shtatori 2019), sipas Zyrës së Statistikave të Malit të Zi.

Serbia është vendi i rajonit që i ka rritur më shumë pagat gjatë kësaj periudhe, me 39%, duke i çuar 880 euro në fund të shtatorit 2022, sipas Zyrës së Statistikave të Republikës së Serbisë.

Në Maqedoninë e Veriut, një punonjës paguhet mesatarisht gati 780 euro, ose 29% më shumë sesa në shtator 2019, raporton zyra e Statistikave të Maqedonisë së Veriut.

Rritje e lartë e pagave është shënuar dhe në Bosnjë Hercegovinë, duke arritur në 893 euro, më e larta në rajon, me zgjerim 24% nga tremujori i tretë 2019, sipas Agjencisë së Statistikave të Bosnjë Hercegovinës.

Në Shqipëri, paga mesatare e një punonjësi ishte 522 euro në shtator 2022, nga 440 tre vjet më parë, me një rritje prej rreth 19%, sipas INSTAT. (shiko grafikun: Paga mesatare mujore bruto në rajon – euro).

Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka raportuar të dhënat deri në fund të vitit 2021, me pagën mesatare që ishte 484 euro, duke e bërë atë së bashku me Shqipërinë dy vendet që i paguajnë më pak punonjësit e tyre.

Sa pak u rritën pagat në Shqipëri në tre vjet

Shqipëria është e dyta me rritjen më të ulët në përqindje të pagave, pas Malit të Zi për periudhën shtator 2019-shtator 2022. Por, për shkak se Mali i Zi ka paga të larta, në vlerë nominale pagat e punonjësve shqiptarë kanë shënuar zgjerimin më të ulët.

Pas tre vitesh, një punonjës shqiptar merr 83 euro më shumë. Punonjësit e Serbisë janë ata që kanë pasur përfitimin më të lartë, teksa marrin 248 euro më shumë. Në Maqedoninë e Veriut paga u është rritur me 178 euro, në Bosnjë me 173 euro dhe në mal të Zi me 100 euro. (shiko grafikun: Ndryshimi i pagave në rajon T III 2022/T III 2019).

Ndonëse Shqipëria është një nga vendet që kaloi më lehtë pandeminë dhe ka rritje relativisht të lartë ekonomike në raport me fqinjët, kjo nuk po përkthehet në mirëqenie të qytetarëve të saj, duke treguar për një zhvillim të paqëndrueshëm dhe me vlerë të shtuar të ulët. Të dhëna të tjera të Eurostat së fundmi treguar se familjet dhe individët shqiptarë kanë të ardhurat më të ulëta të disponueshme në rajon, përfshirë të rinjtë.

Edhe për konsumin dhe të ardhurat për frymë, sërish jemi të fundit në Europë.

Kjo situatë po nxit një ikje masive, sidomos të të rinjve, duke krijuar problematika të shumta në tregun e punës, ndërsa po dikton dhe rritjen e pagave në vend./ MONITOR

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Deklaratat për Ivanoviç, fëmijët e veteranëve të UÇK kërkojnë largimin e Albin Kurtit
Next Article Qarkullonte me pistoletë pa leje në kryeqytet, kapet në flagrancë 26 vjeçari

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

BotaEkonomi

Danimarka hap dyert për punonjës të huaj

Nëse keni dashur gjithmonë të transferoheni në Evropë, nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë. Mungesa e fuqisë…

3 Min Read
Ekonomi

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karbranteve

Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja për çmimin e karburanteve në vend. Kështu, në mbledhjen e fundit, Bordi…

3 Min Read
Ekonomi

Dyfishimi i çmimeve të apartamenteve, ekspertët: Rritje artificiale, “qielli” është limiti…

Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të njohin shtrenjtim. Gjatë muajve të parë të 2024,…

3 Min Read
Ekonomi

Ja kategoria e pensionistëve që do të marrë më shumë para pas tetorit

Pas 1 tetorit të këtij viti pritet që më shumë para të shkojnë në xhepat e mbi 700 mijë pensionistëve…

3 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?