Zjarri ka përfshirë nga flakët një qendër azili e të moshuarve në Kavajë.
Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, e për pasojë është lënduar një e moshuar. Është dërguar në spital për mjekim të spcializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Hetesia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.