fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Atentati në Berat, Altin Halili u qëllua 10 herë me kallashnikov! Zbardhet dëshmia: Tre autorët ishin të maskuar, më kishin zënë pritë

Tirana Press by Tirana Press
27/08/24 - 06:14
in Aktualitet
A A
Atentati në Berat, Altin Halili u qëllua 10 herë me kallashnikov! Zbardhet dëshmia: Tre autorët ishin të maskuar, më kishin zënë pritë
6
VIEWS

Atentati i djeshëm në Berat ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e DVP Berat dhe jo vetëm.

Në lidhje me ngjarjen, policia e Beratit ka marrë në pyetje deri në orët e para të mëngjesit 3 persona nga fisi i Kaloshëve, ku në vitin 1997 shënjestra e atentatit kishte vrarë Sokol Kaloshin.

Të pyetyrit në policinë e Beratit kanë qenë vëllai i të ndjerit Sokol Kaloshi dhe 2 nipërit e tij, të cilët pasi kanë dhënë për disa orë deklaratat e tyre janë lënë të lirë.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Atentati ndaj Altin Halilit, ndodhi pasditen e djeshme në rrugën e fshatit Dyshnik.

Atentatorët që lëviznin me një automjet “Hunday Tuscon” nuk kanë mundur dot as ta plagosin shënjestrën e tyre, edhe pse kanë gjuajtur disa herë me kallashnikov drejt tij.

Plumbat kanë prekur vetëm makinën e 46-vjeçarit,duke bërë “shoshë” xhamin e pasmë dhe sediljen e pasme të mjetit.

Pas këtij atentati, Altin Halili ka dëshmuar në policinë e Beratit, duke hedhur dyshimet se autorët janë nga fisi i Kaloshëve, të zonës së Gradishtës, pjesë e bashkisë Divjakë.

Halili ka deklaruar se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë dhe se për vrasjen e kryer ka paguar me burg.

Përpara grupit hetimor 46-vjeçari ka deklaruar se atentati i është bërë në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e bërë në vitin 1997.

Halili ka deklaruar në policinë e Beratit se ai po kalonte përpara një shkolle private në Berat, ku në atë lagje do të takonte një mik dhe ka parë 3 persona të maskuar që i kishin zënë pritë.

Pasi i ka parë, Halili ka shtuar shpejtësinë e mjetit dhe ka dashur t’i godasë me makinë por nuk ka mundur pasi ata kanë filluar ta gjuajnë me breshëri kallashnikovi.

Halili ka deklaruar se është ulur poshtë sediljes dhe pasi ka dëgjuar makinën që ka ikur me shpejtësi, ka lëvizur.

Sipas Halilit, atentatorët janë larguar duke menduar se e kishin vrarë.

Sipas policisë, atentatorët e kanë qëlluar në ecje me automatik Skorpion dhe gëzhojat i kanë mbledhur.

Altin Halili është qëlluar me 10 plumba, të cilët kapën pjesën e pasme të makinës së tij.

Më pas, rreth 20 km nga vendngjarja, autorët dogjën në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës, makinën e tyre tip “Hunday Tuscon”.

Ndërkohë që grupi hetimor po vazhdon të punojë për zbardhjen e ngjarjes, strukturat e DVP Fier e Berat nuk kanë arritur ende të kapin deri më tani autorët e atentatit, pavarësisht postblloqeve të shumta, të ngritura në çdo hyrje-dalje qyteti e fshati në Berat, Lushnjë, Kuçovë e Fier.

Shënjestra e atentatit, Altin Halili është dënuar për vrasjen e Sokol Kaloshit, vrasje e kryer në vitin 1997.

Altin Halili u dënua 15 vjet burgim dhe ka dalë nga burgu në vitin 2010.

Pas daljes nga burgu, Halili u largua në Itali, nga ku ishte kthyer vetëm pak kohë më parë.

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Shpallen fituesit, 1624 maturantë do të ndjekin studimet në Universitetin e Mjekësisë

Shpallen fituesit, 1624 maturantë do të ndjekin studimet në Universitetin e Mjekësisë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.