Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, arrestohet ‘tutorja’ nga Kina. Vajzat aziatike kërcënoheshin me foto intime nëse tërhiqeshin
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Aktualitet

Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, arrestohet ‘tutorja’ nga Kina. Vajzat aziatike kërcënoheshin me foto intime nëse tërhiqeshin

Tirana Press
Last updated: 22/08/2024 11:34
Tirana Press
Share
SHARE

Një rrjet prostitucioni që drejtohej nga një 52-vjeçare kineze në mes të Tiranës, është zbuluar nga policia.

Grtuaja akuzohet se rekrutonte vajza nga shtetet aziatike dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion në kryeqytetin shqiptar.

Në kuadër të operacionit “Red light 2”, policia ka shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtoren e saj po nga Kina, 38 vjeçe. 

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja kineze Y. Y., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 90 të Kodit Penal. U shpall në kërkim shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy autoret e dyshuara, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion.

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy “tutoret” nga Kina me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë psikologjike ndaj vajzave që shfrytëzonin për prostitucion dhe presion ndaj familjarëve të tyre.

Policia ka zbuluar se shtetasja kineze me inicialet N.D., falë shtrëngimit me anë të kanosjes, duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15.000 euro, nga njëra nga vajzat e shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Në cilësinë e provës materiale, uniformat blu kanë sekuestruar 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetase nga Azia për ushtrim prostitucioni.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dëshmia e policit Erion Goxhara: Nuk doja ta vrisja Lorenc Kostën, më kërcënonte me heqje nga puna
Next Article Pse Moska fajëson Britaninë për sulmin në Kursk?

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Po ndihmonte një qytetar për të ndërruar gomën, vdes tragjikisht polici

Një efektiv policie ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në fshatin Mlizë të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur të premten,…

1 Min Read
Aktualitet

Katër makina përplasen në aksin Fier-Lushnje, shkak u bë një gomar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në autostradën Fier-Lushnjë. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti është shkaktuar nga një gomar…

0 Min Read
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, arrestohet 15-vjeçari në Korçë

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Korçë. Një 15-vjeçar u arrestua nga uniformat blu , pasi…

1 Min Read
Aktualitet

Tjetër aksident në punë në Shëngjin, humb jetën 60-vjeçari

Aksident tjetër në punë në Shëngjin. Ka humbur jetën një punëtor 60 vjeç. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet. Mësohet…

0 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?