Në gjendje të rënduar psikologjike, motra e Egli Progës ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës përr të liruar tre personat që dyshohet se vranë vëllain e saj.
“Po flisni për padrejtësinë që filloi në Policinë e Shtetit, PADREJTËSIA! Çdo regjistrim që kanë bërë ata, që çdo akt që kanë sjellë ata ka shoqëruar dhe Gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit. Po flasim për një padrejtësi yë menjëhershme në kohë së bashku dhe bë bashkëpunim. Po flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes dhe është me shënim, është vrasje. Po flasim për vrasje, çfarë janë këta të tjerët që lihen mne detyrim paraqitje. Po vazhdon të vritet Egli me çdo mosveprim që është duke u kryer. kjo ështeë vrasje për herë të tretë!
Po flasim për një vrasje me dashje, në bashkëpunim në masë të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh.
Duke njohur kontigjentët nuk isha në dijeni, por kur guxon ta vrasësh me gruashta një njeri do të thotë që çdo gjë tjetër është… Është bërë më ekstremi, është bvërë fundi, është bërë më e madhja…
Gjithçka pritet nga ata kriminelë. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë, për gjobëvënie, jam pa fjalë, nuk di çfarë të them! Dua që drejtësia të vihet në këtë vend. Mediat të bëjnë të pamundurën të zbardhin të vërtetën! Ata janë të gjithë kriminelë!