Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: “Policia dhe ambulanca u vonuan”, motra e Eglit: E masakruan dhe na gënjyen
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Kronikë

“Policia dhe ambulanca u vonuan”, motra e Eglit: E masakruan dhe na gënjyen

Tirana Press
Last updated: 13/08/2024 08:39
Tirana Press
Share
SHARE

Jonida Proga, motra e 42-vjeçarjt Egli Proga që u dhunua për vdekje në Pogradec, fajëson ambulancën dhe Policinë e Shtetit për mos reagim të shpejtë lidhur me ngjarjen.

Duke folur për mediat, ajo ka thënë se në fillim policia i ka njoftuar se i vëllai ishte rrëzuar, ndërkohë që sipas saj, në trup ai kishte shenja dhune.

Më tej ajo është shprehur se edhe ambulanca ka shkuar me vonesë në vendngjarje, duke shtuar se policia nuk rrethoi as me shirita vendin ku i vëllai i saj dha shpirt. Ajo tha se policia synonte fshehjen e ngjarjes prandaj nuk ka reaguar siç duhet.

Jonida ka kërkuar nisjen e hetimeve të detajuara pasi sipas saj autori ka bashkëpunuar me policinë e cila ka fshehur ngjarjen.

“Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ne se pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që ti hiqnin pajisjet. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar.

Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për tu sjellë kështu. Akoma asnjë gjë, informacioni vetëm është marrë nga mediat. Mirë që si lexova që ka vdekur në gjendje të dehur nga rrëzimi, se nuk e di si do ta përballoja.

Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte, u vonua gjysmë ore që Pogradeci për 2 minuta arrin. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin.

Egli ishte njeriu më i butë, më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, sështë vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. Nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty, njerëzit pinin kafe.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më.

Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi?”

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:DEKLARATEEFLI P[ROGAMOTRArrefimVrasje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës, humb jetën 47-vjeçari në Durrës
Next Article Vijon të jetë aktiv zjarri në kodrën e Lekajt në Lushnjë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

Shpërthim me tritol në një zyrë noterie në zonën e ish- Bllokut

Shpërthim me tritol në një zyrë noterie në zonën e ish- Bllokut në Tiranë. Bëhet me dije se shpërthimi ka…

1 Min Read
Kronikë

“Shefi i policisë është paguar për të na shkatërruar”, akuza e vëllait të Eljon Hatos: Na vranë qenin

 Elkier Hato, vëllai i Elton Hatos, i shpallur në kërkim për dosjen ‘Metamorfoza’ ka folur për një kontroll të dhunshëm…

2 Min Read
Kronikë

FOTOT/ Vrau 40-vjeçarin e më pas veten, kush janë 2 viktimat e krimit në Korçë

Një ngjarje e rëndë, me pasojë dy viktima, ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen nr. 18 të qytetit të…

2 Min Read
Kronikë

I ngritën pritë me armë zjarri/ Zbardhet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, vëllezërit Prendi në kërkim! Kush ishin personat brenda “Audit” të blinduar

Policia vendore e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rranxa të njësisë Bushat në…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?