Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Rritje pagash për të gjitha bashkitë, sa do jetë minimumi i rrogave për punonjësit
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Sociale

Rritje pagash për të gjitha bashkitë, sa do jetë minimumi i rrogave për punonjësit

Tirana Press
Last updated: 05/08/2024 10:01
Tirana Press
Share
SHARE

Qeveria paralajmëroi para tri ditësh se do të ketë një reformë në politikat e pagave në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo reformë sipas qeverisë nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e pagave, por edhe ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre.

Një element i kësaj reforme përveç rritjes së pagave në të gjitha bashkitë, është edhe unifikimi i mënyrës së llogaritjes së tyre. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, bëri të ditur se “bashkitë e vogla janë ato që do të përfitojnë më shumë prej rritjes së pagave”. Mazniku theksoi se unifikimi i nivelit të pagave për të gjitha bashkitë e vendit bën që rritja në bashkitë me popullsi deri në 20 mijë banorë të jetë deri në 123% më shumë se pagat aktuale”.

Reforma e rritjes së pagave për pushtetin vendor do të prekë të gjitha bashkitë, por më së shumti do të përfitojnë bashkitë e vogla dhe të mesme. Sipas tij, prej 1 shtatorit, paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë në 70 mijë lekë. “Deri tani skema sesi paguheshin bashkitë ishte e lidhur ngushtë me madhësinë e bashkisë. Rritja më e madhe është te bashkitë e grupit të parë me më pak se 50 mijë banorë dhe te bashkitë me 50-100 mijë banorë. Një përgjegjës sektori me pagë 32 mijë lekë, shkon në një pagë minimale 70 mijë lekë dhe maksimumi në 105 mijë lekë”, – deklaroi Mazniku për TV “Klan”.

Reforma do të njehsojë pagat në të gjitha njësitë e pushtetit vendor, ndërsa buxheti për rritjen e tyre do të mbulohet nga qeveria dhe një pjesë e vogël nga vetë bashkitë. “Po ashtu, rritja e pagave ka bërë që të njëjtat nivele të paguhen njësoj si në pushtetin vendor dhe mënyra si paguhen të njëjtat pozicione në nivelin qendror dhe kemi nivele të ngjashme pagese dhe po ashtu në të gjitha bashkitë”, – tha ai.

Reforma përfshin edhe ndryshimin e strukturave organizative. “Struktura të ngjashme, kemi propozuar që të rikostruktohen me tri nivele stafesh me strukturë që merret planifikim dhe projektim, struktura që është përgjegjëse për zbatimin e punëve të bashkisë, kategoria e tretë e agjencisë së shërbimeve janë ato funksione që disa shërbime i zgjedh t’i bëjë vetë, ose të zgjedhë palë të treta me kontraktim”, – u shpreh Mazniku. Kjo strukturë do të ndihmojë për të evidentuar performacën e bashkive dhe ndarjen e fondit nga qeveria.

“Për secilën prej funksioneve, të kemi mundësi që të matim në mënyrë transparente dhe të drejtë performancën e secilës bashki në raport me stafet dhe sigurohemi që mbështetja që qeveria u jep nga buxheti i shtetit bashkive, të shkojë tek ajo kategori që ka më shumë nevojë për t’u mbështetur financiarisht nga ana e qeverisë dhe taksapaguesve shqiptarë. Nga viti që vjen, qeveria do u japë fonde bashkive në bazë të performancës që jep, jo thjesht në bazë të numrit të popullsisë që sot ka këtë formulë ndarje”, – deklaroi ministri.

Reforma për pushtetin vendor, sipas Maznikut, lindi si një nevojë për shkak të mungesës së punonjësve në disa bashki të vendit, duke sjellë mangësi në kryerjen e shërbimeve thelbësore.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:rritje pagash per punonjesit e bashkis
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article E rëndë në Vlorë/ Burri dhunon për vdekur gruan, e cila humbi jetën në spital
Next Article Keni humbur dokumentet e udhëtimit apo ju ka skaduar afati? Ministria e Jashtme ka një njoftim të rëndësishëm

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sociale

4 vite pa shtëpi, gruaja nga Thumana e “feston” 8 marsin në dyert e bashkisë së Krujës

Në 8 mars teksa pjesa më e madhe e grave festojnë ditën e dedikuar për to, një prej tyre ka…

1 Min Read
Sociale

Anketa: 39% e punonjësve në Shqipëri ngrenë objekte të rënda, 29% punojnë në mjedise ekstreme

Dy në pesë punëtorë shqiptarë ngrenë ose mbajnë sende të rënda, ndërsa një pjesë më e vogël punojnë në mjedise…

3 Min Read
Sociale

Murrizi i “përvishet” keq Blendi Fevziut për aparatit që teston frutat: Neveri, fitojnë miliona euro me mashtrime, po përçmoni mundin e fermerëve

Ish-deputeti Mylsym Murrizi ka “shpërthyer” keq ndaj gazetarit Blendi Fevziu, i cili pak ditë më parë publikoi një video ku…

3 Min Read
Sociale

Iu prishen banesat nga “Vlora Marina” e Manes, qytetarët: Nuk blejmë dot asnjë banjo

Projekti ‘Vlora Marina’ që po zhvillohet nga biznesmeni Samir Mane, në qytetin bregdetar, do të lërë pa shtëpi rreth 20…

4 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?