Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: VIDEO/ La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

VIDEO/ La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen

Tirana Press
Last updated: 27/07/2024 08:46
Tirana Press
Share
SHARE

Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e saj nga detyra e Kryetares së Parlamentit në seancën e fundit plenare të këtij sesioni.

 Nikolla u shpreh se për arsye shëndetësore personale ajo është e detyruar të lërë detyrën që ka mbajtur për 3 vitet e fundit.

Ajo theksoi pa dhënë detaje të mëtejshme për problemin shëndetësor se ky i fundit ia bën të pamundur ta kryejë detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit.

Teksa falënderoi kolegët e mazhorancës dhe ata të opozitës Nikolla u shpreh se tanimë do të ketë më shumë kohë e mundësi t’u qëndrojë më pranë si familjes, ashtu edhe zgjedhësve të mi.

Deklarata e plotë:

E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informacion që në respekt të institucionit besoj se duhet ta jap duke ju parë në sy.

Të dashur kolegë të maxhorancës parlamentare dhe të respektuar kolegë të opozitës parlamentare!

Këtu, sot, mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, si rezultat i një situate personale shëndetësore, e cila ma bën të pamundur ta kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit me angazhimin kërkues që kjo detyrë kërkon.

Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë.

Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im.

Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë.

Nëse në momente të caktuara, aspak të lehta, kur kjo sallë ka përjetuar situata të palavdërueshme konflikti, kam qenë e detyruar të marr anën e arsyes dhe rregullores së këtij Kuvendi, këtë nuk e kam bërë si palë po si e para mes 140 të barabartëve.

Fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju. Ju falenderoj të gjithëve dhe shpresoj që të gjithë të keni të njëjtën mbresë nga unë.

Dua të falenderoj të gjithë administratën e Kuvendit për punën e madhe që bën çdo ditë në mbështetje të veprimtarisë parlamentare.

Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e shërbimeve mbështetëse për përkushtimin e tyre në punë.

Dua t’ju uroj megjithë zemër të gjithëve ju që të keni motivimin, angazhimin e shëndetin e plotë për të vazhduar misionin fisnik të përfaqësimit të shqiptarëve. Po e mbyll me lutjen që të mos spekulohet politikisht me këtë largim timin të padëshiruar, por të pashmangshëm, sepse besoj që nuk ka asgjë më njerëzore, se sa pamundësia që më detyroi të ndërmarr këtë hap.

Shumë faleminderit me mirënjohje të thellë për kolegët që më dhanë privilegjin e besimit të tyre për këtë detyrë, për zgjedhësit që më dhanë votën e tyre për t’i përfaqësuar në këtë Kuvend, ku do bëj më të mirën deri në fund dhe për familjen time që më ka qëndruar pranë në çdo hap.

Tanimë do të kem më shumë kohë e mundësi t’u qëndroj unë më pranë si familjes, ashtu edhe zgjedhësve të mi.

Një mirënjohje e falenderim të veçantë kryetarit dhe kryeministrit tonë, si edhe shokut tim tanimë të vjetër të armëve, Edi Ramës, pa besimin dhe mbështetjen e tij të përhershme, qysh kur mora drejtimin e njësisë administrative numër 1 të Tiranës 17 vite më parë, nuk do të kisha arritur dot të bëja kaq shumë rrugë.

Gjithë të mirat për ju dhe famijet tuaja. Faleminderit edhe njëherë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsye shendetesorelargohet nga kuvendiLindita Nikolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gratë në listën e kandidatëve/ OSBE: Shpresojmë që ndryshimet në Zgjedhore të garantojnë përfaqësimin gjinor në Kuvend
Next Article Shqipëria në ceremoninë hapëse të Paris 2024, flamuri kuqezi në paradë mbahet nga notarja 16-vjeçare dhe mundësi çeçen

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

E plotë/ “Prokurori kërciste stilolapsin për të bërë presion”, zbardhet dëshmia e Belerit në GJKKO

Fredi Beleri ka lëshuar akuza të forta në drejtim të prokurorit të çështjes, se procesi ndaj tij ka motive politike.…

19 Min Read
Politikë

Grupi i Bardhit me parti të re? Ja çfarë deklaron Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në një studio televizive thotë se grupi që mbështet Gazment Bardhin, nuk ka diskutuar…

1 Min Read
Politikë

Gjinushi i pa dekretuar në krye të ASH, Gjykata Kushtetuese nuk shqyrton kërkesën e opozitës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur gjatë ditës së sotme që të mos shqyrtojë kërkesën e opozitës sa i takon zgjedhjes së…

1 Min Read
PolitikëShqipëria

Një video telefonatë me Ramën? Luizi tregon të vërtetën e kësaj historie

Në projektin e ndërmarrë së fundmi në podcast, kryeministri i vendit Edi Rama për herë të parë në një dalje…

4 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?