Agim Shkullaku është 83-vjeçari nga Pogradeci, i cili pasditen e djeshme plagosi me armë zjarri djalin e tij.
Kur është marrë në pyetje nga hetuesit, i moshuari ka shprehur pendesë, por ka deklaruar se djali i tij Përparimi ushtronte dhunë ndaj tij.
“Në momentin që kam plagosur djalin kam qënë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim”.
Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit, 83-vjeçari është izoluar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës në pritje të daljes para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ndërkohë që djali i tij 47-vjeçar ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.