Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: A ka vdekur Faton Hajrizi? Gërvalla: Nuk e dimë të gjithë të vërtetën
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Rajoni

A ka vdekur Faton Hajrizi? Gërvalla: Nuk e dimë të gjithë të vërtetën

Tirana Press
Last updated: 25/07/2024 09:12
Tirana Press
Share
SHARE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë ende nuk është verifikuar nga autoritetet në Prishtinë se Faton Hajrizi është vrarë në Serbi.

Gërvalla ka thënë se mostra e shenjavë të gishtërinjëve që u dërgua nga Serbia, pas verifikimit në Kosovë u konstatua të jetë e Faton Hajrizit, duke shtuar se “nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë dhe as për ndonjë prej pretendimeve të tjera”.

“Ne kemi qenë shumë këmbëngulës në kërkesën që trupi i personit të vrarë, kushdo që të jetë ai, t’I kthehet familjes për t’u varrosur në Kosovë. Kemi shpërndarë të gjitha informacionet në kohë me të cilat kemi mundur të pajisjemi gjatë kësaj kohe. Kemi pasur një mostër të shenjave të gishtërinjëve të një personi, i cili pas verfikimit në Kosovë është konstatuar të jetë qytetari i Kosovës, Faton Hajrizi, mirëpo nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë dhe as për ndonjë prej pretendimeve të tjera”, ka deklaruar Gërvalla.

Gërvalla tha se gjithçka që ka ndodhur në Serbi është ende e paqartë.

“Deri tani gjithçka ka ndodhur në Serbi është në mjegull. Nuk mund t’i themi qytetarëve tanë që kemi informacione të sakta, mirëpo nuk fshehim asnjë prej informacioneve që kemi marrë sepse dëshirojmë që edhe qytetarët dhe mediat të jenë po aq të inforuarr ose të painformuar sa janë edhe institucionet. Pra deri tani kjo është gjendja, pa dashur të paragjykojë asgjë që ka ndodhur në Serbi sepse jam shumë e sigurtë që nuk e dimë të gjithë të vërtetën dhe prandaj të presim se si do të rrjedhin”, ka thënë Gërvalla.

Kryediplomatja deklaroi se kanë kërkuar ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për zbardhjen e së vërtetës për këtë rast.

“I kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, u kemi bërë thirrje edhe misioneve diplomatike, edhe misionit të BE-së në Beograd që të na ndihmojnë në sqarimin e kësaj çështje, në zbardhjen e së vërtetës, mirëpo nuk mund t’ju jap me shumë siguri dhe me asnjë garancë informacione përtej asaj çfarë kemi deklaruar deri tani”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti e filloi mbledhjen e të mërkurës të Qeverisë, duke u marrë me rastrin e Faton Hajrizit. Ai tha se duhet bërë një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për të zbardhur të vërtetën mbi vrasjen e policit serb.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Donika GërvallaFaton HajriziMinistrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Nëna tentoi të vetëmbytej bashkë me fëmijët në Bunë, burri: Ka tentuar vetëvrasje 3 muaj më parë, shkak prindërit e saj
Next Article Kuvendi miraton emrat e rinj nga radhët e avokatëve për KLP dhe KLGJ

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Rajoni

Kurti-Vuçiç sot në Bruksel, analisti: Takimi me peshë të madhe, por mungon transparenca

Një takim serioz me peshë të madhe, kështu e konsideroi analisti Ismail Tasholli takimin e sotëm në Bruksel mes Albin…

2 Min Read
Rajoni

Greqia ‘përvëlohet’ nga vapa, mbyllet Akropoli dhe shkollat

Greqia po përballet me një valë të nxehti ekstrem, që e ka detyruar vendin fqinj të marrë masa  për qytetarët si…

1 Min Read
Rajoni

Dialogu kosovë-serbi, Lajçak takon Kurtin dhe Vuçiç në Davos

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin…

1 Min Read
Rajoni

Greqi/ Bie nga skela, humb jetën tragjikisht 53-vjeçari shqiptar 

Ka humbur jetën në mënyrë tragjike një shqiptar në Greqi. Mediat vendase shkruajnë se 53-vjeçari ka ndërruar jetë pasi ka…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?