Një avion me 19 persona në bord u rrëzua mëngjesin e kësaj të mërkure gjatë ngritjes në Katmandu.
Lajmi u raportua nga gazeta nepaleze Kathmandu Post.
“Nëntëmbëdhjetë persona, duke përfshirë ekuipazhin e kabinës, ishin në bordin e aeroplanit për në Pokhara”, tha gazeta, duke cituar zëdhënësin e aeroportit Premnath Thakur.