fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

Tirana Press by Tirana Press
22/07/24 - 11:25
in Sociale
A A
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
13
VIEWS

Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin një hotel me çmim ekonomik në Sarandë. Gjithçka niste nga 60 euro ku i përfshirë ishte vetëm akomodimi, kurse për Ksamilin, çmimi më i lirë ishte 80 euro nata. Çmimet e akomodimit në këtë fillim sezoni u rritën me 25-30%.

Por, rritja e çmimeve duket se e uli menjëherë kërkesën, duke nxitur veprimin e kundërt. Së fundmi ka një fushatë sponsorizimesh në rrjete sociale ku strukturat akomoduese janë bërë aktive me oferta, në një përpjekje për të rifituar pikët që destinacionet po humbisnin nga rritja e çmimeve që ndodhi gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut.


Tashmë mund të gjesh për pikun e sezonit, pra pjesa e mbetur e korrikut deri më 20 gusht, hotele në Ksamil që ofrojnë paketa “half board” (dy vakte të përfshira) për 65-75 euro personi.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Kjo do të thotë që në dhomën dyshe të ofruar për një çmim 130 apo 150 euro ofrohet mëngjesi dhe darka, shezlonet në plazh, parkimi. Më herët edhe problematika e shezloneve u kthye në një temë diskutimi pasi në një pjesë të plazheve çmimet nisnin nga 2 mijë lekë deri në 15 mijë lekë (jo shezlone standarde).

Në Sarandë, një tjetër hotel ofron disa çmime sipas kategorisë së dhomë që do të marrësh.

Oferta i takon datës 26 korrik-28 gusht dhe për një dhomë dyshe çmimi është 75 euro person, për një dhomë treshe 59 euro/person dhe për një dhomë katërshe, 49 euro/person. Në këtë ofertë përfshihet akomodimi, mëngjesi, darka, dhe parkimi. Ajo që bie në sy është që oferta të kësaj natyre mund të hasësh shpesh në Instagram ose Facebook dhe që janë të sponsorizuara nga strukturat akomoduese. Ky fluks postimesh duket se është shtuar sidomos ditëve të fundit.

Operatorët turistikë raportojnë se numri i vizitorëve në Jug të vendit edhe pse në një nivel të mirë nuk është brenda pritshmërive që kishin dhe për këtë arsye numri i strukturave që po ulin çmimet po shtohet dita-ditës.

Për më tepër po vihet re mungesa e pushuesve vendas të cilët kanë treguar një tendencë për të rezervuar jashtë në vende si Greqia apo Turqia.

Po kështu bregdeti shqiptar po vuan një prezencë më të ulët të shqiptarëve të Kosovës të cilët në njërën anë janë në numra më të paktët si efekt i liberalizimit të vizave dhe në anën tjetër mendohet se edhe çmimet e rritura dhe euro e dobët kanë dhënë ndikimin e tyre./MONITOR

Tags: çmimi më i lirë ishte 80 euro nata.Gjithçka niste nga 60 euro ku i përfshirë ishte vetëm akomodimikurse për Ksamilin

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
SPAK rihap ‘letrat’ e 21 Janarit, familjarët e Aleks Nikës paraqiten në Prokurori! 

SPAK rihap ‘letrat’ e 21 Janarit, familjarët e Aleks Nikës paraqiten në Prokurori! 

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.