Presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikuar me COVID-19 ndërsa ndodhej në një udhëtim në Las Vegas për të bërë fushatë të mërkurën.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se testi i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, publikoi një deklaratë lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit Biden ku thekson se Biden është i vaksinuar për këtë arsye ka simptoma të buta, ndërsa izolimi i presidentit do të bëhet në Delaëare.
Biden do të pushojë në Delaëare dhe u njoftua se nuk do të jetë në gjendje të mbajë fjalimin para votuesve hispanikë ku kishte planifikuar një tubim.
Më tej në deklaratë thuhet se Biden u testua pas aktivitetit në Las Vegas dhe testi i tij COVID-19 rezultoi pozitiv. Presidenti i SHBA, sipas deklaratës, do të vazhdojë detyrat e tij në Delaëare, ndërsa Shtëpia e Bardhë do të ndajë shpesh informacione mbi gjendjen e përditësuar të presidentit.
Në deklaratë gjithashtu një shënim u bë nga mjeku i Joe Bidenit ku thuhet se “presidenti erdhi me simptoma të infeksionit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ndërsa ethet dhe pulsi i tij ishin normale. Më tej theksohet se Bidenit i është dhënë “Paxlovid”.”