fbpx
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

PARADOKSI/ Qeveria shkurton orët e punës për administratën në zyra, por lë policët 12 orë në ditë në temperatura 40°C, duhet të shpërndajnë dhe ujë!

Tirana Press by Tirana Press
21/07/24 - 11:23
in Sociale
A A
PARADOKSI/ Qeveria shkurton orët e punës për administratën në zyra, por lë policët 12 orë në ditë në temperatura 40°C, duhet të shpërndajnë dhe ujë!
8
VIEWS

Qeveria shqiptare vendosi këtë javë të shkurtonte orarin zyrtar të punës për punonjësit e administratës publike. Një vendim i marrë më herët nga Kosova për shkak se të temperaturave shumë të larta, duke shkurtuar orët e punës për një sërë kategorish, duke përfshirë ndërtimin, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, etj.

Ndërkohë, në Shqipëri qeveria vendosi që orari të shkurtohet vetëm për punonjësit e administratës. Pra, të gjithë ata që qëndrojnë në zyra me kondicioner dhe nuk është se ndikohen shumë nga i nxehti, sepse orari zyrtar fillon herët në mëngjes dhe përfundon pasdite.

Megjithatë, zyrtarisht qeveria deklaroi se orari nuk po shkurtohej për shkak të të nxehtit dhe temperaturave të larta që po kalon vendi, por për të përmirësuar fleksibilitetin dhe efikasitetin.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Në një kohë që orari për administratën që punon në zyra dhe është realisht shumë fleksibël sepse janë gjatë gjithë turnit në ajër të kondicionuar, efektivët e Policisë së Shtetit jo që nuk kanë këto kushte, por nga 8 orë tashmë duhet të punojnë 12 orë në ditë dhe pa pushim nga 16 qershor deri në datën 15 shtator.

Janë me qindra ankesa që kanë mbërritur në redaksinë e newsbomb.al nga punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët janë nxjerr në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror, për të punuar 12 orë në shërbim, pra +4 orë më shumë se gjatë turnit normal, në temperatura 40 gradë celcius, por që për shkak të lagështirës në ajër, ndihet disa gradë me tepër.

Publikisht është deklaruar se punonjësit e Policisë së Shtetit kanë pranuar vetë që të punojnë nga 12 orë në ditë, pa pushim, kundrejt një pagesa që do të jetë bonus mbi pagën mujore, ama e vërteta është se vendimi i Këshillit të Ministrave ka qenë detyrues për ta.

“Zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator, kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi.”.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

E vetmja lehtësi në gjithë këtë torturë verore, me detyrim, për Punonjësit e Policisë së Shtetit është urdhri i pak ditëve më parë nga klryepolici Muhamet Rrumbullaku, i cili vendosi që jelekët taktikë të hiqen nga uniforma e përditshme gjatë sezonit të verës, për shkak të temperaturave të larta dhe materialit përbërës që jelekët kanë.

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
I ekzekutuan babain në Memaliaj, kush është Andrea Kalemi dhe saga e vrasjeve në dy vite

I ekzekutuan babain në Memaliaj, kush është Andrea Kalemi dhe saga e vrasjeve në dy vite

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.