Shefja e Spitalit Onkologjik në QSUT, Silvana Çeliku, ka mbajtur fjalën e saj ditën e sotme pranë Komisionit të Shëndetësisë. Ajo ka raportuar për skandalin që plasi pak ditë më parë me mjekët e këtij spitali.
Por gjatë fjalës së saj, Çeliku “lëshoi” një seri “perlash” që i lanë të gjithë pa fjalë. Ndër të tjera ajo u shpreh se nëse je i sëmurë me kancer nuk do të thotë se nuk je i aftë për punë. Këtë deklaratë e bëri në lidhje me KEMP-in.
Ajo shtoi gjithashtu edhe se Shqipëria është i vetmi në botë që nuk ka radhë pritje. Mjekja u shpreh në fjalën e saj edhe se mungesa ilaçesh ka patur dhe do të ketë.
Ne vijim do të keni mundësi të dëgjoni disa nga fjalët e saj gjatë raportimit.