Athina po përballet me temperatura të larta ekstreme. Mediat greke shkruajnë se kamerat termike kanë regjistruar temperatura, që as mund të mendoheshin.
Në një rrugë shumë pranë qendrës së Athinës, afër një kamioni kamera ka kapur një temperaturë deri në 100 gradë celcius. Ndërsa, në motorin e një makinerie, që është ndaluar në semafor, kamera tregon se temperatura shkon gati 400 gradë celcius.
Pritet që vala e të nxehtit të përkeqësohet në vazhdim, ku temperatura e ajrit do të shkojë deri në 43 gradë celcius.
Sipas meteorologëve në Greqi, temperaturat e larta në vendin fqinj do të vazhdojnë të jenë të tilla deri më datë 19 korrik 2024.