Një çift prindërish të rinj janë arrestuar nga policia e Lushnjes. Shkaku është postimi i një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet edhe fëmija i mitur i çiftit.
Sipas policisë, pamjet filmike me fëmijën e tyre 2 vjeç kanë “natyrë seksuale”.
“Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F.K., 23 vjeç dhe S.P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale”, thuhet në një njoftim të bluve.