Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Vrasja në Fier/ E reja: Ish-burri më kërcënonte, kam bërë disa kallëzime, policia tallej!
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Kronikë

Vrasja në Fier/ E reja: Ish-burri më kërcënonte, kam bërë disa kallëzime, policia tallej!

Tirana Press
Last updated: 09/07/2024 12:53
Tirana Press
Share
SHARE

Një vraje u shënua në Fier mbrëmjen e së premtes së javës së kaluar, ku viktimë mbeti një i ri.

23-vjeçari Xhimi Bakaj u qëllua me thikë nga ish-bashkëshorti i të dashurës me të cilën bashkëjetonte – 39-vjeçari Xhuliano Miho, i cili u arrestua pas krimit. I plagosuri u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Shkak për vrasjen e të riut, sipas hetimeve paraprake të policisë, është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë dhe fakti që ish-gruaja bashkëjetonte me 23-vjeçarin.

Ish-gruaja e autorit të vrasjes, e cila bashkëjetonte me 23-vjeçarin, hodhi akuza ndaj policisë lokale këtë të martë, duke u shprehur se injoruar kallëzimet e saj.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, 27-vjeçarja tha se efektivët e policisë në Lushnjë, nuk i kanë marrë seriozisht problemin që ata kishin.

Viktima Xhimi Bakaj

Në një moment 27-vjeçarja rrëfeu një fragment nga të paktën 7 denoncime që sipas saj, kishte bërë në komisariat: “Unë ju thashë më vjen ish-burri me thikë poshtë pallatit, policët më talleshin dhe më thonin vjen se të shpreh dashurinë e të bën serenata, është për të vënë duart në kokë”, u shpreh e reja.

Deklaratat

”Në polici kam shkuar mbi 7 herë, kam shkuar me prova me video dhe voice që më kishte kërcënuar. Më thonin: Hë se nuk ju vrau vërtetë. Me këtë na përcillte policia. As nuk e thërrisnin t’i thonin mos iu afro sepse është me urdhër mbrojtje. Më thoshte nuk e di ti që unë i kam të tërë miq dhe nuk më gjen gjë? Nuk kisha mundësi që ta paguaja dhe kërkova një avokat shteti. Edhe xhimi thonë që ska bërë kallëzim, por ai ka qenë 3 herë dhe njëherë kemi qenë bashkë. Është për të vënë duart në kokë, unë ju thoja policëvr që më vjen poshtë pallatit me thikë, policët më thonin vjen për serenata, ata talleshin”, thotë ajo.

E reja zbuloi edhe një mesazh zanor që sipas saj, ish-partneri tashmë i arrestuar për vrasje ia kishte dërguar prindërve të saj.

“Nëse do të prisni pas divorcit që ta bëni dhëndër Xhimi, nuk do ta gëzoni. Aty ku kam ngrënë unë bukë nuk hyn dot njeri…”, ishte mesazhi kërcënues. 27-vjeçarja zbuloi se ish-bashkëshorti dërgonte mesazhe zanore pasi ishte analfabet dhe nuk dinte të shkruante e lexonte.

Ajo rrëfeu edhe momentin e krimit të ndodhur në rrugën “Ramiz Aranitasi”, rreth orës 21:00.

“Xhimi ishte me kurriz po kalonte anës rrugës. Ky i vajti me vrap. I bërtita Xhimi vrapo, por ai kishte telefonin në dorë dhe nuk më dëgjoi. Xhuliano e goditi menjëherë në bark. U hutuam të tërë sepse ishin të pranishëm edhe fëmijët. Donte të godiste edhe mbesën time 3-vjeçe. Më pas Xhuljano erdhi i qetë dhe u tha fëmijëve ‘Iku bushi’, thashë faleminderit Zotit që nuk ka ndodhur gjë. 4 në zemër 3 në bark. Duart e prera. Nuk ishte në gjaknxehtësi. Ishte me paramendim se ta godasësh aq herë qëllimi është ta vrasësh. Xhimin e gjeta më vonë pa ndjenja në një hyrje pallati. Ishte i mbuluar në gjak”, tha.

Ndërkohë, në dëshminë e tij në gjykatë, i arrestuari u shpreh se nuk kishte thikë me vete, por ja mori viktimës teksa u përleshën. Para togave të zeza, 39-vjeçari Xhuliano Miho shprehu pendesë për krimin, ndërsa nga kafazi i qelqtë i kërkoi ndjesë familjarëve të 23-vjeçarit Bakaj.

Gjatë lidhjes me emisionin këtë të martë, 27-vjeçarja tha gjithashtu se ndarja me 39-vjeçarin nuk erdhi për shkak të lidhjes së re, por probleme që ata kishin në çift.

“Ngjarja do më mbesë traumë gjithë jetën! Me Xhulianon nuk është bërë shkak Xhimi për divorcin. Kanë qenë probleme të tjera, nuk mund ta shtyja dot më me atë njeri. Hynte në burgje në Itali, Marjus është emri i tij i vërtetë. Kishim 9 vite bashkë. 2.5 vite ishim thuajse të ndarë jetonim në dhoma të ndarë, rrinim vetëm për hir të fëmijëve. I thoja do të ndahemi dhe më thoshte të vras madje më ka nxjerrë thikën edhe para fëmijëve. Më vinte poshtë shtëpisë më ofendonte më shante kërcënonte. U kishte thënë edhe familjarëve të mi se do më zhdukte”, rrëfeu ajo.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:deshmiFier
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Zjarri në Dropull dhe Finiq, përkeqësohet situata/ Peleshi apel banorëve: Bashkëpunoni me forcat në terren
Next Article Ministria e Infrastrukturës: Pagesa për rrugën Thumanë-Kashar do jetë 2.52 euro, nis ditët në vijim

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

E rëndë në Serbi, një polic i vrarë dhe një i plagosur. Daçiç: Autori ishte një shqiptar (Emri)

Një polic serb është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, në orët e para të mëngjesit të sotëm,…

1 Min Read
Kronikë

U qëllua me armë zjarri nga vëllai në Lushnjë, 70-vjeçari ndërron jetë në spital

Ndërron jetë i moshuari Haziz Musai, i cili u qëllua me pistoletë nga vëllai i tij Nazif Musai sot në…

0 Min Read
Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e policit në Fier, autori debatoi me efektivin për kalimin në rrugë

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e së hënës në fshatin Baltëz…

2 Min Read
Kronikë

“Pse qesheni”/ Kushëriri i Aurelios: Kur na ndaluan autorët, vajza tha se….

Kushëriri i Aurelio Dervishit, 18-vjeçarit që u vra në Shkozë me thikë, ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë,…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?