fbpx
E diel, 29 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Shitja e Sazanit” te dhëndri i Trump, Rama: Do sjellë fitime të jashtëzakonshme

Tirana Press by Tirana Press
09/07/24 - 11:32
in Aktualitet
A A
“Shitja e Sazanit” te dhëndri i Trump, Rama: Do sjellë fitime të jashtëzakonshme
6
VIEWS

“Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”. Kështu shprehet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një prononcim të shkurtër për “Financial Times”, sa i takon planeve të Jared Kushner në Shqipëri.

Rama sqaron se qasja fillestare për projektin miliona dollarësh të dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump për transformimin e ishullit të Sazanit u bë nga vetë Kushner.

Kjo ndryshe nga planet e investimeve në Serbi, të cilat duket se patën një “negociator”, ish të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

“Kushner dhe Grenell bënë uverturën në Shqipëri përpara se të ktheheshin për të investuar në Serbi. I vetmi ndryshim është se në Shqipëri ishte Kushner, jo Grenell, ai që bëri qasjen fillestare”.

“Në Serbi sigurisht që Grenell ishte prezantuesi, por këtu jo”, thotë Rama.

Në mars numri një i Qeverisë theksoi se, Kushner ka bërë një kërkesë zyrtare për ishullin e Sazanit, që ai të investojë aty për ngritjen e një resorti turistik luksoz.

Megjithatë, Rama ka thënë po ashtu se Kushner me kompaninë e tij nuk ka bërë kërkesë zyrtare sa i takon Zvërnecit.

Vetë fakti se investimi mund të ndodhë ndërkaq, sipas Ramës, do të sjellë fitime të jashtëzakonshme për Shqipërinë, pasi sipas tij, në idenë e ngritjes së një zone luksi turistik, një turist aty pritet të shpenzojë një shumë aq sa 100 turistë të zakonshëm në vend, duke u kthyer kështu në një zonë të turizmit të lartë për herë të parë në Shqipëri.

Pak ditë më parë, “The Express Tribune” raportonte se çmimi i një dhome hoteli mund të shkonte në 1.400 dollarë për natë, ndërsa i një vile – 50.000 dollarë.

Projekti ka marrë kritika pasi vlerësohet se ishulli, një zonë e mbrojtur dhe me bukuri të veçanta natyrore, do ti dhurohet një investitori privat dhe do të bëhet i paaksesueshëm për qytetarët e thjeshtë, për shkak të çmimeve të kripura.

Ka zëra që shprehen se kryeministri Rama po shet Sazanin te dhëndri i Trump për interesa politike.

Nisma u bë publike nga vetë dhëndri i Trump fill pasi socialistët miratuan në Kuvend ligjin e shumëkritikuar që parashikon lejimin e ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura.

Tags: Donald Trump për transformimin e ishullit të Sazanit u bë nga vetë Kushner.Rama sqaron se qasja fillestare për projektin miliona dollarësh të dhëndrit të ish-presidentit amerikan

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Goditi vartësen me grusht/ Gjykata liron shefin e departamentit të Ekonomikut, Mirdaim Axhami

Goditi vartësen me grusht/ Gjykata liron shefin e departamentit të Ekonomikut, Mirdaim Axhami

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.