Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Korfuzi po “thahet” për ujë/ Pas Italisë, edhe Greqia kërkon të shtrijë tubacionin në Syrin e Kaltër! Mediat e Athinës: Tensionet mes dy vendeve s’do ndikojnë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Rajoni

Korfuzi po “thahet” për ujë/ Pas Italisë, edhe Greqia kërkon të shtrijë tubacionin në Syrin e Kaltër! Mediat e Athinës: Tensionet mes dy vendeve s’do ndikojnë

Tirana Press
Last updated: 06/07/2024 17:44
Tirana Press
Share
SHARE

“Ujë nga Shqipëria apo nga Sagiadha”. Ky ishte titulli i faqes së parë të gazetës lokale “Corfupress” para disa ditësh, e cila i rikthehet përsëri problemit aq jetik për Korfuzin, por edhe për Lefkadhën, mungesës së ujit të pijshëm.

Autoritetet në dy ishujt e Jonit verior, janë tepër të shqetësuara për verën e këtij viti, pasi nuk dinë si ta përballojnë problemin më të madh që kërcënon mirëqenien e banorëve dhe rrjedhën e turizmit, furnizimin me ujë si një problem që ka vite dhe nuk po zgjidhet.

Në Korfuz, me iniciativën e Guvernatorit të Qarkut Yiannis Trepeklis në bashkëpunim me kryetarët e bashkive si dhe me ndërhyrje në pushtetin qendror, kërkohen “rrugëzgjidhje” me një tubacion nga Greqia kontinentale, ndërsa në Lefkada, tubacioni ekzistues që furnizon ishullin, më shumë pikon se sa sjell ujë.

Sipas gazetës, organet lokale kanë vijuar kontaktet me zyrtarë të lartë të qeverisë, ku thuhet se kanë marrë “dritën jeshile” për të parë si zgjidhje premtuese, marrjen e ujit përmes një tubacioni nënujor drejt Korfuzit nga burimet në Syrin e Kaltër të Shqipërisë.

Qeveria greke duket se konsideron këtë projekt si mundësi e bashkëpunimit ndërshtetëror, që nuk do të ndikohet nga tensionet ndoshta të përkohshme që krijohen mes dy vendeve- shkruan gazeta.

Madje përmendet edhe fakti se zona e jugut të Italisë pritet të furnizohet nga burimet ujore të Gjirokastrës, me një projekt që diskutohet kohët e fundit në programet trans-evropiane të financuar nga qeveria italiane, për ndërtimin e një tubacioni nënujor 85 km të gjatë me një kosto prej rreth 1 mld euro.

Gjithsesi, organet lokale të prefekturës së Jonit vlerësojnë se përveç projektit të ujit nga syri i Kaltër shohin më të realizueshme shfrytëzimin e burimeve ujore në Thesproti dhe veçanërisht në burimet që ndodhen përballë Korfuzit, në veri të Sajadhës, pranë kufirit greko-shqiptar. Edhe ky vit regjistron rritje të madhe të numrit të turistëve që ka sjellë rritjen e konsumit ,ndaj dhe u bëhet thirrje banorëve për përdorim të matur të ujit sidomos në orët e mesditës, veçanërisht në periudhën kritike të muajve korrik-shtator.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:GreqiKorfuzSyri Kaltër
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ky është kalendari i procedurave për regjistrim të maturantëve në universitete
Next Article Tregu i pronave fillon rënien/ Transaksionet në Tiranë u tkurrën me 20% në 2023-shin

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Rajoni

Gabimi që shkaktoi tragjedinë hekurudhore në Greqi, zbardhet biseda e shefit të stacionit

Mediat greke kanë publikuar transkriptet e bisedës mes shefit të stacionit dhe shofetrit, duke hedhur dritë mbi shkaqet aksidentit tragjik…

3 Min Read
PolitikaRajoni

Sherr me grushta në parlamentin Turk

Këto pamje vijnë nga parlamenti Turk, dhe në to tregohet përplasja e ashpër mes deputetëve të sallës! Debati i nisur…

1 Min Read
RajoniSport

S’kanë të ndalur telashet për Ferrarin, hakerat kërkojnë një shpërblim të majmë

Ferrari në telashe të mëdha, si të mos i mjaftonin problemet në pistë duhet të bëjë llogaritë me një problem…

1 Min Read
Rajoni

Votimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nis sot. Nesër nënshkruhet dokumentacioni ligjor

Parlamenti Evropian voton sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ku edhe procedurat për këtë çështje po…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?