fbpx
E martë, 1 Korrik, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Nxënësit shqiptarë të fundit në botë për kreativitet”/ Qëndresa Qytetare: Të dorëhiqet elita drejtuese e MAS

Tirana Press by Tirana Press
19/06/24 - 09:49
in Aktualitet
A A
“Nxënësit shqiptarë të fundit në botë për kreativitet”/ Qëndresa Qytetare: Të dorëhiqet elita drejtuese e MAS
5
VIEWS

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), ka publikuar raportin e vlerësimit të kreativitetit të nxënësve në 64 vende të botës. Për herë të parë, është matur aftësia e nxënësve 15 vjeçar në “të menduarit krijues”.

Raporti i përkon vitit 2022 dhe vëllimi i tretë që u publikua nga PISA kishte të bënte vlerësimin e nxënësve në të menduarit krijues. Sipas kësaj matje, Shqipëria është renditur në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë në renditjen me 64 shtete.

Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga Qëndresa Qytetare e cila teksa e ka konsideruar raportin si dramatik ka kërkuar që të të dorëhiqet elita drejtuese e MAS.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Qëndresa Qytetare i kërkon klasës politike, shoqërisë civile dhe medias ta shohin arsimin si një Emergjencë Kombëtare, pasi nëse arsimi bie ka rënë mbarë shoqëria.

“Mendimi krijues shkatërrohet kur institucionet arsimore drejtohen nga kopjacët. Nepotizmi, emërimet politike në sektorin e arsimit, korrupsioni në këmbim të notës dhe vendit të punës janë në themel të rrënimit të arsimit publik në vend, alarm që Qëndresa Qytetare e ka ngritur prej një dekade.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) për herë të parë ka matur aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë në mbarë botën për të menduar në mënyrë krijuese si një mënyrë për të vlerësuar aftësinë e tyre.

Rezultatet e këtij studimi rezultuan dramatike për vendin tonë, pasi nxënësit shqiptar u renditën të fundit.

Në  studim morën pjesë 64 shtete,  teksa në vendin e parë është renditur Singapori me një vlerësim prej 41 pikësh dhe Shqipëria mbylli me turp tabelën  me vetëm 13 pikë.

Ky studim duhet lexuar nga ekspertët e fushës të cilët duhet të ngrenë alarmin për regresin e arsimit shqiptar, që sot është në të njëjtat nivele të viteve 2000.

Qëndresa Qytetare kërkon shkarkimin e elitës drejtuese të Ministrisë së Arsimit e cila ka përgjegjësitë kryesore për këtë degradim të nivelit të nxënësve.

Qëndresa Qytetare i kërkon klasës politike, shoqërisë civile dhe medias ta shohin arsimin si një Emergjencë Kombëtare, pasi nëse arsimi bie ka rënë mbarë shoqëria”.

Raporti i PISA thotë se ky hendek është më shumë se 2.5 herë më i madh se mesatarja e Organizatës për zhvillimin dhe bashkëpunimin Ekonomik.

Sipas raportit, vajzat ia kalonin djemve në të menduarit krijues në pothuajse të gjitha sistemet arsimore që janë marrë në analizë nga PISA.

Tags: MASxnesnes

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
“Isha vetëm 15 vjeç”/ Notarja akuzon ish-trajnerin se abuzoi seksualisht me të: Më la shtatzënë dhe abortova

“Isha vetëm 15 vjeç”/ Notarja akuzon ish-trajnerin se abuzoi seksualisht me të: Më la shtatzënë dhe abortova

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.