Greqia po përballet me një valë të nxehti ekstrem, që e ka detyruar vendin fqinj të marrë masa për qytetarët si dhe turistët që kanë zgjedhur këtë sezon ta vizitojnë.
Dita e djeshme arriti pikun me të nxehtë të regjistruar këtë vit dhe për këtë arsye qendra më e kërkuar nga vizitorët, Akropoli në Athinë u mbyll. Po ashtu edhe shumë shkolla nuk i çelën dyert ditën e djeshme pasi shihej tepër e rrezikshme dalja e fëmijëve në atë të nxehtë.
Po ashtu Ministria greke e Kulturës është shprehur se siti arkeologjik i listuar në UNESCO në Athinë do të qëndrojë i mbyllur në orët e pikut të vapës që pritet të arrijnë 43C edhe ditën e sotme.