Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Deklarata e plotë/ Ahmetaj: Rama pret në zyrë me kokat e krimit, u jep para publike dhe
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

Deklarata e plotë/ Ahmetaj: Rama pret në zyrë me kokat e krimit, u jep para publike dhe

Tirana Press
Last updated: 03/06/2024 08:31
Tirana Press
Share
SHARE

Mbrëmjen e djeshme u publikua puntata e dytë e emisionit “Report” në televizionin shtetëror italian “RAI 3” për qeverinë shqiptare në lidhje me korrupsionin dhe krimin. Këtë herë akuzat ishin drejt kryeministrit Edi Rama dhe jo vartësve të tij, teksa edhe kreu i qeverisë shqiptare ishte pjesë e dokumentarit përmes një interviste me regjistrim.

Contents
  • “Unë isha i vetmi që ngrita këtë në një mbledhje qeverie. Si ka mundësi që kanabisi po përhapet dhe qeveria nuk bën asgjë? Çfarë më tha Rama? Sipas tij plantacionet i kishin dhënë një shtysë ekonomisë së vendit. Unë iu përgjigja se si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të jetë shteti më i pasur në botë meqë eksporton miliona tonelata me kokainë. Në fakt gjenden keq. Si do të mundet Shqipëria të bëjë ekonomi në këtë mënyrë?
  • Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.
  • Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve.
  • Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – thotë Arben Ahmetaj në rrëfimin për emisionin Report” të RAI 3.

Gazetari italian i emisionit “Report” Giorgio Mottola kishte arritur të merrte në intervistë me kamer të fshehtë ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Ishte vetë Ahmetajt, i cili ka qenë pjesë e rrethit shumë të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, ai i cili hedh akuzat më të forta drejt këtij të fundit për lidhjet me krimin.

“Në vitin 2013, në qeverisjen e tij të parë ishte në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Në mandatin e dytë të Ramës ai u bë ministër i financave dhe u gradua zëvendëskryeministër në të tretën. Në “Report”, ish-krahu i djathtë denoncon marrëdhëniet e supozuara mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar” – deklaroi narratori i emisionit “Report”.

Në intervistën e dhënë për gazetarin italian, Ahmetaj deklaron se ka qenë i vetmi në kabinetin qeveritar, i cili ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit. Sipas ish-nr.2 të Qeverisë, Edi Rama justifikohej duke iu përgjigjur se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit.

Gjithashtu, Arben Ahmetaj hedh akuza të drejtpërdrejta se grupet kriminale, përmes përfaqësuesve të tyre, arrin të marrin tenderat publik. Gjithashtu, Ahmetaj deklaron se krimi i organizuar pastron paratë e drogës së shitur në Europë përmes kullave të ndërtuara në Tiranë.

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës deklaron se kreu i qeverisë shqiptare ka caktuar Ergys Agasin, për t’u koordinuar me grupet kriminale, teksa më pas, sipas Ahmetajt, kryeministri Edi Rama i përdor përdor për zgjedhje, madje duke i pritur për takim edhe në Kryeministri.

“Unë isha i vetmi që ngrita këtë në një mbledhje qeverie. Si ka mundësi që kanabisi po përhapet dhe qeveria nuk bën asgjë? Çfarë më tha Rama? Sipas tij plantacionet i kishin dhënë një shtysë ekonomisë së vendit. Unë iu përgjigja se si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të jetë shteti më i pasur në botë meqë eksporton miliona tonelata me kokainë. Në fakt gjenden keq. Si do të mundet Shqipëria të bëjë ekonomi në këtë mënyrë?

Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.

Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve.

Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – thotë Arben Ahmetaj në rrëfimin për emisionin Report” të RAI 3.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, në intervistën e dhënë për gazetarin Giorgio Mottola, kërkoi të shmangte akuzat e Arben Ahmetajt, duke deklaruar se ish-bashkëpunëtori i tij, nuk duhej të merrej seriozisht, edhe pse ai i ka dhënë postet kyçe në Qeveri.

Mottola: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Mottola: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Rama: I njëjti burim.

Mottola: Po.

Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Mottola: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ahmetajDEKLARATERama
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article U gjend i plagosur pranë hotelit të tij, zbardhet ngjarja në Himarë: Biznesmeni i dehur ra nga…
Next Article Korçë/ Djali futet të mbrojë nënën nga dhuna e babait, i ati e plagos

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Jam i çliruar sepse Niko Peleshi nuk është më ministër/ Shpërthen Erion Isai: Radha e servilave…

“Jam i çliruar sepse Niko Peleshi nuk është më Ministër….”Kështu është shprehur Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai gjatë intervistës në…

1 Min Read
Politikë

Krijohet ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Rama propozon Blendi Gonxhen për ta drejtuar

Siç bën me dije kryeministri i vendit Edi Rama, është krijuar një ministri e re që bën bashkë 3 sektorë:…

2 Min Read
Politikë

Skandali McGonigal dhe përfshirja Ramës, Salianji dërgon shkresë hetimi SHISH, SPAK, Ministrisë së Brendshme

Nëpërmjet një komunikate deputeti Ervin Salianji bën me dije se i ka dërguar shkresë me aktakuzën dhe lajmet ndërkombëtare në…

1 Min Read
Politikë

Jorida Tabaku në KKIE: Korrupsioni është përkeqësuar

Pas bojkotit të deputetëve socialist javën e shkuar, KKIE është mbledhur dje dhe një herë për të mbajtur takimin e…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?