Zjarri ka shpërthyer në katet e larta të një pallati në zonën e Astirit në Tiranë.
Mësohet se zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes. Në pamje shihet tymi që del nga ballkoni dhe dritaret e apartamentit.
Nuk dihet ende nëse ka njerëz të lënduar ndërsa dyshohet se ka shpërthyer nga një shkëndijë elektrike e frigoriferit.