fbpx
E premte, 13 Shkurt, 2026
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Studentët po tkurren me shpejtësi, diplomat ‘Bachelor’ rënie me 13.8% në 1 vit

Tirana Press by Tirana Press
22/05/24 - 12:26
in Sociale
A A
Studentët po tkurren me shpejtësi,  diplomat ‘Bachelor’ rënie me 13.8% në 1 vit
2
VIEWS

Numri i diplomave në sistemin universitar shënoi rënie drastike në vitin akademik 2022-2023, duke sinjalizuar se ekonomia e vendit do të përballet me mungesë ekspertësh pothuajse në të gjitha fushat në të ardhmen e afërt. Të dhënat e zyrtare të INSTAT referojnë se në vitin në vitin akademik 2022-23, u diplomuan  në 13,808 studentë në ciklin e studimeve “Bachelor” me rënie vjetore 13,8 për qind.

Në arsimin e lartë u diplomuan gjithsej 27.991 studentë. Studentët e diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 49,3% e studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 44,6%. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 18.241 studente femra, ose 65,2% e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë.

Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet është “Biznes, administrim dhe ligj” prej 25,4% ose një e katërta e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve, si për femrat dhe për meshkujt. Fusha e dytë më e preferuar nga meshkujt është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 22,5% të të diplomuarve meshkuj. Ndërsa, nga femrat gjithsej të diplomuara, fusha e dytë më e preferuar është “Shëndet dhe mirëqenie” me 22,9% të të diplomuarave.

Lexo mëShumë

Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Analizuar për secilën fushë veças, fushat në të cilat janë diplomuar më shumë femrat krahasimisht me meshkujt janë “Arsim” (82,6%), ndjekur nga “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” (80,5%) dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” (79,7%). Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt krahasimisht me femrat janë “Shërbime” (68,8%), “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (62,5%), dhe “Teknologji e informacionit dhe komunikimit” (58,5%).

Në vitin shkollor 2022-23, u diplomuan në arsimin zyrtar 83.548 nxënës dhe studentë, 34,1 % në arsimin 9 vjeçar, 32,4% në arsimin e mesëm dhe 33,5% në arsimin e lartë.

Arsimi Parauniversitar (deri i mesëm i lartë) Në vitin shkollor 2022-23, në arsimin 9-vjeçar u diplomuan 28.488 nxënës, nga të cilët 52,6% ishin djem dhe 47,4% vajza.

Në arsimin e mesëm u diplomuan 27.069 nxënës, 47,2% djem dhe 52,8% vajza. Në arsimin profesional u diplomuan 3.212 nxënës, 82,3% djem dhe 17,7% vajza. Të diplomuarit e arsimit profesional përbëjnë 11,9% të të diplomuarve gjithsej në arsimin e mesëm./MONITOR

Tags: bie numri i studenteveshpopullimi

Artikuj të Ndërlidhur

Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?
Sociale

Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

17/01/26 - 02:14
66
Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
81
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
12
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Next Post
Merret peng 15-vjeçari në Durrës, 4 autorët e fusin në makinë dhe e rrahin me shkop druri

Merret peng 15-vjeçari në Durrës, 4 autorët e fusin në makinë dhe e rrahin me shkop druri

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.