Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e së hënës në fshatin Baltëz të Fierit, ku 23-vjeçari Asllan Mernica vrau me armë zjarri efektivin 28 vjeçar Novruz Cenaliaj.
Raportohet se efektivi ka qenë turni i dytë dhe ka qenë duke shkuar në punë kur ka ndodhur ngjarja. Me autorin i kanë fshatrat në vijë ajrore 500 metra. Pasi janë ndeshur në rrugë, kanë debatuar për makinën, për kalimin në rrugë pasi ishte rrugë e ngushtë fshati.
Pas ngjarjes, autori ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe ka ikur nëpër ara. Për ta lokalizuar policia po kontrollon edhe me dron. Sipas burimeve, autori e ka vëllain në burg, Kiri Mernica.
Ndërsa efektivi e ka të atin polic.
Pista kryesore, sipas policis, është për motive të çastit jo e gjakmarrjes.
“Siç jeni në dijeni rreth orës 13:20, polica ka marrë njoftim për ë ngjarje të rëndë. Fillimisht është marrë për të shtëna me armë dhe të plagosur pas verifikimeve rezultoi që ishte plagosur dhe ka ndërruar jetë punonjësi Nevruz Cenalia, i cili shërbente në Policinë e Fierit prej 4 vitesh dhe në forcat Shqiponja prej dy vitesh. Autori është Azgan Mernica, banues në Sulaj. Jemi duke punuar intensivisht për të kapur autorin. I bëj thirrje familjarëve autori të vetëdorëzohet se zbatimi i ligjit do të jetë mjaft i ashpër. Pista kryesore është për motive të çastit. Këto janë informacione paraprake. Makina e autorit është gjetur. Deri tani, e përjashtojmë pistën e hakmarrjes”, u shpreh Panganika në një prononcim për mediat.