fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Real Madrid në finale të Champions League, mposht Bayern

Tirana Press by Tirana Press
09/05/24 - 11:51
in Sport
A A
Real Madrid në finale të Champions League, mposht Bayern
8
VIEWS


Real Madrid është finalisti i Ligës së Kampionëve. Galaktikët fituan me përmbysje gjysmëfinalen e dytë përballë Bayern Munich. Ndërsa pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, bavarezët kaluan të parët në avantazh me Alphonso Davies në minutën e 68’.

Madrilenët do barazonin rezultatin vetëm në minutën e 88’ me Joselu i cili do shënonte edhe 3 minuta më vonë për përmbysjen e madhe që do i jepte Realit fitoren dhe kualifikimin për në finale.

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Në finale, galaktikët do gjejnë Borussia Dortmund një tjetër gjermane në dukje në letër një kundërshtar shumë i lehtë se Real Madrid.

Finalja do luhen në mitikun e Uemblit në Angli.

Karlo Ançeloti është një legjendë e gjallë e trajningut dhe e Ligës së Kampioneve natyrisht. Të mërkurën në mbrëmje me Realin e tij, ai ka mundur të sigurojë një tjetër finale në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë në nivel klubesh. Pasi ka mundur Bajernin me përmbysje në një mbrëmje të çmendur, tashmë italiani sheh nga Londra ku më 1 qershor do të kërkojë një tjetër trofe për kabinetin e tij që ka katër të tilla.

Për Ançelotin, kjo do të jetë finalja e gjashtë në Ligën e Kampioneve si trajner, teksa është tekniku më i suksesshëm në historinë e këtij kompeticioni me 4 të tilla. Mbrëmë në Madrid ai nuk i ka mbajtur lotët. Pikërisht në fund, kur në sfondin e “Bernabeut” është ndier kolona zanore e Championsit numër 10 (La Decima) e fituar pikërisht prej tij, tekniku italian është përlotur. Një emocion i veçantë dhe i justifikuar për gjithçka ka bërë. Trajneri i Realit të Madridit i ka bërë një analizë suksesit kundër Bajernit në konferencën e zakonshme për shtyp pas takimit, duke vlerësuar edhe njëherë tjetër shpirtin e Realit të Madridit, ose më saktë ADN-në e këtij klubi që kurrë nuk dorëzohet deri në fund.

“Ka ndodhur përsëri. Ajo që ka ndodhur shumë herë, që është diçka e pashpjegueshme, ka ndodhur përsëri. Një tifoz që shtyn dhe disa lojtarë që besojnë. Ne kemi luajtur mirë, mendoj se ishte e vështirë. Por ne e kishim kontrollin e lojës, nuk e humbëm durimin kur ata shënuan dhe e rikuperuam lojën. Dua të falënderoj tifozët, klubin dhe mbi të gjitha lojtarët, të cilët kanë pasur një sezon që askush nuk e ka bërë. Unë nuk e prisja që kjo skuadër të arrinte në finale… do të kalojmë shumë mirë me tifozët koha për të festuar, për të shkuar në ‘Cibeles’, është një lumturi që infekton lojtarët”, tha Ançeloti. Italiani ka vlerësuar më pas dhe presidentin Perez.

“Këtu ka një kapiten, ai quhet Florentino Pérez dhe ne të tjerët jemi marinarë. Ai është kapiten, është fantastik. Ai ka krijuar këtë brez futbollistësh që kanë arritur shumë gjëra dhe shpresoj që ne mund të arrijë një tjetër trofe”.

Tags: Bayernfitorereal madrid

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
Zbulohen mesazhet që Erdgysi i niste Alma Arrazit: E kërcënonte… kishte foto të të dashurës së re me fëmijët e tij

Zbulohen mesazhet që Erdgysi i niste Alma Arrazit: E kërcënonte… kishte foto të të dashurës së re me fëmijët e tij

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.