Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Bastisen zyrat e Al Jazeera, qeveria izraelite urdhëron mbylljen e stacionit televiziv
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Bota

Bastisen zyrat e Al Jazeera, qeveria izraelite urdhëron mbylljen e stacionit televiziv

Tirana Press
Last updated: 06/05/2024 10:27
Tirana Press
Share
SHARE

Autoritetet izraelite në Jerusalem bastisën të dielën një dhomë hoteli që përdorej nga kanali Al Jazeera si zyrë e saj, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters një zyrtar izraelit dhe një burim i rrjetit Al Jazeera.

Izraeli urdhëroi të dielën mbylljen e zyrave lokale të rrjetit satelitor të lajmeve Al Jazeera, që është në pronësi të Katarit. Pamje filmike të shpërndara në internet tregonin punonjës të rendit me rroba civile duke çmontuar pajisjet e kameras në një dhomë hoteli, për të cilin burimi i rrjetit Al Jazeera tha se ishte në pjesën lindore të Jeruzalemit.

Vendimi i kabinetit të kryeministrit Benjamin Netanyahu i pezullon veprimtaritë e rrjetin për aq kohë sa vazhdon lufta në Gazë, duke thënë se përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare

Al Jazeera tha se masa ishte një “veprim kriminal” dhe se akuza se rrjeti kërcënonte sigurinë izraelite ishte një “gënjeshtër e rrezikshme dhe qesharake” që vë në rrezik jetën e gazetarëve të saj. Rrjeti u zotua se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore në dispozicion përmes institucioneve ligjore ndërkombëtare.

Rrjeti e ka kritikuar operacionin ushtarak izraelit në Gazë, nga ku ka raportuar që nga fillimi i luftës. “Kanali nxitës, Al Jazeera, do të mbyllet në Izrael”, shkroi një rrjetet sociale kryeministri Netanyahu pas votimit unanim të kabinet.

Në një deklaratë të qeverisë thuhet se Ministri i Komunikimit nënshkroi urdhrat për të “vepruar menjëherë”. Të paktën një ligjvënës, që e mbështeti mbylljen, tha se Al Jazeera ende mund të përpiqet që ta bllokojë vendimin përmes gjykatës.

Vendimi, thuhet në deklaratë, përfshin mbylljen e zyrave të rrjetit Al Jazeera në Izrael, konfiskimin e pajisjeve të transmetimit, ndërprerjen e kanalit nga kompanitë kabllore dhe satelitore dhe bllokimin e qasjes së saj kibernetike në vend. Në deklaratë nuk u përmenden operacionet e rrjetit Al Jazeera në Gazë.

Kompanitë kabllore dhe satelitore i pezulluan transmetimet e rrjetit Al Jazeera pas vendimit të qeverisë. Qeveria e Katarit nuk ka komentuar.

Muajin e kaluar rrjeti u ankua për “një seri sulmesh sistematike nga Izraelit për t’i mbyllur gojën kanalit Al Jazeera”. Rrjeti tha se Izraeli kishte vrarë qëllimisht disa nga gazetarët e tij, mes tyre Samer Abu Daqqa dhe Hamza AlDahdooh në Gazë. Izraeli ka thënë se nuk vë në shënjestër gazetarët. Katari e themeloi rrjetin Al Jazeera në vitin 1996, thuhet në një deklaratë të rrjetit. “Al Jazeera konfirmon të drejtën e saj për të vazhduar ofrimin e lajmeve dhe informacione për audiencën e saj globale”.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut e kritikoi gjithashtu mbylljen e rrjetit.

“Vendimi i kabinetit për të mbyllur stacionin Al Jazeera në Izrael është për të ardhur keq”, thuhet në deklaratën e saj të postuar në rrjetin X. “Një media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie, sidomos tani, duke patur parasysh kufizimet e rrepta për raportimin nga Gaza. Liria e shprehjes është një e drejtë kryesore për të drejtat e njeriut. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ta anulojë vendimin”.

Parlamenti izraelit ratifikoi muajin e kaluar një ligj që lejon mbylljen e përkohshme në Izrael të transmetuesve të huaj që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare.

VOA

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Al Jazeeraizraelimbyllen zyrattelevizionoi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article NATO bën paralajmërimin e frikshëm: Interneti dhe kabllot e energjisë janë “thembra e Akilit” e Perëndimit
Next Article Tragjedia në Shkodër pasqyrë e depresionit ku është zhytur shoqëria jonë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Rajoni

“Ruaje shpinën, nuk do e kuptosh kur do të vij…”, kërcënohet me jetë deputeti shqiptar në Serbi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi shprehet se ka marr kërcënim me jetë përmes rrjetit social “Facebook”. Mesazhi…

3 Min Read
BotaPolitika

“ Shkrihen akujt “ mes Tunizisë dhe Sirisë, pas gati 11-vitesh rifillojnë marrëdhëniet diplomatike

Siria do të rihapë misionin e saj diplomatik në Tunizi, kanë thënë të dy vendet. Vendi po del gradualisht nga…

3 Min Read
BotaMjedisiShqipëria

Prestigjozja britanike, “The Sun”: Vizitoni Shqipërinë, njëjtë si Maldivet, me vetëm 27 £

Prestigjozja britanike “The Sun”, ka shkruar një artikull të gjatë për Shqipërinë teksa e konsideron Maldivet e Europës. Iu sugjenron…

3 Min Read
Bota

Dalai Lama kërkon falje pasi puthi djalin e mitur dhe i kërkon t’i “thithte gjuhën” (video)

Dalai Lama ka kërkuar falje pasi u përball me akuzat për sjellje të papërshtatshme pasi puthi një djalë të ri…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?