fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Lejet e qëndrimit për emigrantët në Greqi, çfarë ndryshoi nga 31 marsi 2024

Tirana Press by Tirana Press
30/04/24 - 11:17
in Sociale
A A
Lejet e qëndrimit për emigrantët në Greqi, çfarë ndryshoi nga 31 marsi 2024
6
VIEWS

Për Kodin e Rinovuar të Emigracionit, ndryshimet SOS dhe kuadrin e ri ligjor të lejeve të qëndrimit është folur në aktivitetin e fundit të “Komunitetit Shqiptar në Greqi”.

Në aktivitet avokate e nderuar të komunitetit shqiptar në Greqi, ekselente Emi Zaimi, aktivisti e mjeku i mirënjohur, Skerdilajd Agalliu dhe gazetare Ira Londo, koordinatore e aktivitetit, për rreth 3 orë kanë informuar saktë e me detaje për çdo pikë e ngërç të legjislaturës tepër të ndërlikuar dhe problematike të legalizimit, plot 34 vjet pas arritjes së emigrantëve të parë shqiptarë në Greqi.

Avokate Emi Zaimi nuk ka hezituar të analizojë nenet më SOS për kategoritë ku përfshihen më shumë familje emigrantësh, të referohet me hollësi në esencën e situatës, duke pasqyruar hapur si funksionon realisht procesi i legalizimit e jo si “fshihet” pas premtimeve bujëse apo dekreteve të komplikuara të publikuara nga Ministria e Emigracionit të Greqisë nga viti i kaluar e deri në muajin mars 2024.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Gjithashtu, ka zhvilluar një diskutim të hapur me të pranishmit, duke ju përgjigjur gjatë pyetjeve të shumta për raste specifike.
Skerdilajd Agalliu ka analizuar nenin e ri 193 të ligjit Ν. 5078/2023, duke prekur çështjen edhe nga një tjetër pikëpamje, se si vërtet do të ndikojë në jetën familjare të emigrantit në rastet kur ecuria e procedurës nuk shkon në mënyrën strikte e të kufizuar të parashikuar në rregullore.

Të tre drejtuesit e panelit kanë transmetuar një sërë informacionesh të rëndësishme duke sqaruar pika “të errëta” të legjislacionit, por duke theksuar vazhdimisht se procesi mbetet të përditësohet pas periudhës festive të Pashkëve Ortodokse, pasi priten qarkore plotësuese për mjaft nene, të cilat do t’i ndjekim me shumë vëmendje.

Me keqardhje është konstatuar sërish shfrytëzimi i paskrupullt i familjeve emigrante si nga avokatë të papërgjegjshëm ashtu edhe nga sekserë të sferave të ndryshme, madje në këtë fazë bëhet fjalë për një numër tepër të lartë, rreth 40000 emigrantë, që pritet të penalizohen për një akt legalizimi të nxituar e për të cilën as ishin në dijeni, megjithëse e kanë paguar shtrenjtë, rezultat pikërisht i këtij fenomeni të turpshëm.

Në mbyllje të aktivitetit, rinovuam takimin tonë pas Pashkëve Ortodokse e me publikimin e qarkoreve të reja, për një tjetër seancë informimi të gjerë në lidhje me problematikën madhore të Lejeve të Qëndrimit e legalizimit në përgjithësi.

*
Reformat ligjore të diskutuara në aktivitet

1- Angazhimi i qendrave private për procesin e marrjes së shenjave biometrike (shërben për lirimin e punonjësve duke i’u dhënë kohë për shqyrtimin e dosjeve)
2-Rinovimi i të gjitha lejeve të qëndrimit 10-vjeçar në kategorinë e lejeve 5-vjeçare të statusit të BE-së për banorët afatgjatë, vetëm nëse plotësohet kushti i afatit të lejuar të mungesës (par. 3 i nenit 144 të Kodit të ri të Emigracionit).
3-Shfuqizimi i disa llojeve të lejeve të qëndrimit (qëndrimi i përhershëm i një familjari grek etj.).
4- Shtohet një leje qëndrimi për studentët pas përfundimit të studimeve dhe një leje qëndrimi 10-vjeçare për ata që ishin të mitur të pashoqëruar dhe kanë përfunduar të paktën 3 vite studim si dhe rritje e kohëzgjatjes së lejes së gjeneratës së dytë në 10 vjet me të njëjtën tarifë.
5-Ekzistenca e kontratës së punës është e detyrueshme për dhënien fillestare të lejes së qëndrimit.
6- Dorëzimi i detyrueshëm i deklaratave tatimore për të gjithë periudhën e vlefshmërisë së lejes së mëparshme të qëndrimit.
7- Domosdoshmëria e siguracionit për të gjithë kohëzgjatjen e vlefshmërisë së lejes së mëparshme të qëndrimit (neni 2 i Fletores Zyrtare të Përcaktimit të Dokumenteve Mbështetëse për Dhënien/Rinovimin e Lejeve të Qëndrimit – mbetet për t’u parë nëse do të të zbatohet).
8-Neni 20 par.4 për sanksionin për përjashtim 5-vjeçar nga paraqitja e kërkesës për leje qëndrimi.
9- Neni 193 i ligjit 5078/2023 (legalizimi në bazë të 3 vjet qëndrimi)
Qarkorja e parë dhe e dytë, në pritje të qarkores së tretë
a-Kushtet paraprake
b- Procedura e aplikimit
c-Procedura e bashkimit familjar pas pajisjes me leje qëndrimi
d-Problemet
10- Njoftim për shtyp për shtyrjen e afatit të lejeve të qëndrimit:
a-Nga 3 vjet në 5 vjet
b-Nga 5 vjet në 7 vjet
(më shumë informacion kur të miratohet legjislacioni përkatës)

Tags: Greqilejet e qendrimit

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
Skandali me mikrokreditë në dorën e SPAK, kërkohet hetimi i Bankës së Shqipërisë

Skandali me mikrokreditë në dorën e SPAK, kërkohet hetimi i Bankës së Shqipërisë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.