Pas deklaratave të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, se homologu i saj, Edi Rama u sulmua për shkak të marrëveshjes për emigrantët me Italinë, ka reaguar televizioni RAI3, duke paralajmëruar se do të publikohen fakte dhe dokumente të tjera mbrëmjen e sotme.
“Më ndihmoni t’i dërgoj të gjithë solidaritetin Edi Ramës për linçimin që i është bërë vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe ‘Telemeloni’, e keni parasysh apo jo ‘Telemelonin’?
Ka paketuar një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizon si një narko-shtet.’ Tematikës do t’i rikthehemi sonte me një reportazh që do të hetojë rezultatet e dobëta të deritanishme të dekretit ‘Cutro’.
Me dokumente ekskluzive do të tregojmë se si disa zyrtarë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar avantazhin e tyre në keq menaxhimet e OJQ-ve bazuar në disa hetimeve gjyqësore”, thuhet në reagim.