Nëse i gjithë publiku i sheh si dy konkurrentët “kryefjalë” të këtij spektakli, duket se Luiz Ejlli e sheh Olta Gixharin thjesht si personin që do ta çojë drejt finales, për të fituar më pas ai vetë titullin e madh.
Teksa bisedonte me Efin, kjo e fundit u shpreh se Olta nuk ka argumenta kur përballet me të tjerët. Këngëtari nga ana tjetër e quajti Oltën “të keqen që i leverdis” në këtë shtëpi.
“Olta për mua është e keqja që më duhet në këtë shtëpi. Është e keqja e të gjithëve, por mua më leverdis. Nuk e kam frikë Oltën, kurdo që të vijë dita. Se njerëzit shohin, nuk janë budallenj…”
Nga ana tjetër, Olta ka vendosur të mos bëjë gati as valixhet megjithëse është në nominim, pasi shprehet se s’do të dalë nga shtëpia pasi është “prima donna”.