Aktorja Olta Gixhari është një nga konkurrentet më të komentuara të “Big Brother Vip” këtë edicion. Madje ajo është konsideruar edhe si “Prima Dona” e shtëpisë nga vetë opinionisti Arbër Hajdari.
Së fundmi, Olta ka treguar çmendurinë e saj më të madhe.
“Gjithë shoqëria ime ditën më të çmendur e kanë ditën që kanë ndenjur me mua. Në mes të detit kam ngelur një herë me Eni Shehun . Te varka jonë e vogël, çoheshim e kërcenim, po na mbaronin cigaret, nuk kishim më verë për të pirë. Vetëm qeshnim me lot, po binte errësira. Dhe ne ishim thjesht një pikë mes detit. Rastësisht kalon një skaf, që na merr, na nxjerr në breg, përndryshe ne sot e kësaj dite aty do të ishim.”
https://www.instagram.com/p/CnmXJI3hhtl/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again