fbpx
E hënë, 23 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Mos guxoni”, Biden paralajmëron Iranin pas informacioneve se mund të sulmojë Izraelin

Tirana Press by Tirana Press
13/04/24 - 09:17
in Bota, Politika
A A
Sulmet në Siri dhe Irak, Biden: Nëse dëmtoni një amerikan, ne do të përgjigjemi!
5
VIEWS

”Mos guxoni”. Ky ishte paralajmërimi i Presidentit të SHBA, Joe Biden, ndaj Iranit, teksa besojnë se ky shtet do të sulmojë Izraelin së afërmi.

Frika rritet për hakmarrjen iraniane mbi një sulm ajror që vrau komandantët e lartë në fillim të këtij muaji. Izraeli nuk e ka pranuar sulmin ndaj një konsullate iraniane në Siri, por besohet gjerësisht se ka qenë pas saj.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë CBS se një sulm i madh ndaj Izraelit mund të ndodhë së shpejti. ”Mos guxo” ishte thirrja e Biden. “Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin, ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”, theksoi presidenti amerikan.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

Sipas informacioneve te zyrtarëve amerikanë, sulmi do të përfshinte dhjetëra raketa të cilat do të godasin objektivat ushtarake në Izrael. Kjo do te ishte sfiduese dhe dramatike, sipas tyre, pasi do të ishte tepër e vështirë të mbroheshe ndaj një sulmi në një shkallë të tillë.

“Ne dimë si të përgjigjemi”, ka thënë ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, i cili ka theksuar gatishmërinë për t’u mbrojtur nga toka dhe nga ajri, ne bashkëpunim të ngushtë me partnerët, shtoi ai.

Vetë Teherani nuk ka treguar publikisht se si dhe kur do të reagojë ndaj Izraelit. Nëse sulmi do të kryhet ekziston frika se kjo mund kthejë luftën e vazhdueshme të Izraelit kundër aleatit iranian Hamas në një konflikt shumë më të gjerë rajonal.

Tags: bidenIranIzraelLufte

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
Ambasadori i BE, thirrje Shqipërisë: Luftoni korrupsionin, të vijojë reforma në drejtësi

Ambasadori i BE, thirrje Shqipërisë: Luftoni korrupsionin, të vijojë reforma në drejtësi

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.