Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Dosja për Xhaçkën/ PS konfirmon votën për dërgimin e çështjes në Kushtetuese
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Politikë

Dosja për Xhaçkën/ PS konfirmon votën për dërgimin e çështjes në Kushtetuese

Tirana Press
Last updated: 11/04/2024 10:14
Tirana Press
Share
SHARE

Partia Socialiste ka konfirmuar qëndrimin për çuarjen në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Në Kuvend, deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka kërkuar ndërprerjen e seancës së sotme parlamentare, duke deklaruar se opozitës nuk i është vënë në dispozicion raporti i maxhorancës në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi akuzoi për shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, teksa theksoi se deputetët e opozitës nuk mund të votojnë pa ditur qëndrimin e deputetëve socialistë dhe se për çfarë duhet të votojnë.

“Ne kemi në rend dite vendimin e Kuvendit për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Një praktikë jo normale parlamentare, jashtë asaj që u vendos në Komisionin e Rregulloreve dhe Mandateve. Ne deputetët e opozitës nuk kemi akoma raportin e maxhorancës në Këshillin e Rregullores dhe Mandatit. Ndryshe nga praktika disavjeçare ku Këshilli merr një vendim, ju nuk guxuat të merrnit një vendim, latë një afat deri të mërkurën dhe ne sot nuk e dimë qëndrimin tuaj dhe çfarë do votojnë deputetë e maxhroancës dhe opozitës. Duhet të ndërprisni seancën dhe ne të njihemi me qëndrimin tuaj. Zbatoni rregulloren dhe na vini në dispozicion raportin e shumicës. Caktuat si afat të mërkurën, afatin e kaluat dhe në sistem është vetëm raporti ynë. Nëse nuk e keni gati ndërprisni seancën. Nuk mund të nisë seanca pa patur ne raportin për një çështje të kësaj rëndësie”, tha Bardhi.

Ndërkohë, kryeparlamentarja Lindita Nikoll dhe kreu i Grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, deklaruan se raporti i maxhoranës ishte në sistem. Çuçi tha se, shumica socialiste kishte dalë me një vendim nga Këshilli i Mandateve në lidhje me këtë çështje, për ta çuar vendimmarrjen në Kuvend.

Ai shtoi se sot në Kuvend deputetët do të votojnë një projektvendim për të çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Raportin e kemi përfunduar dhe nuk dyshoj që është në sistem. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJK që në momentin e parë ku kemi thënë që shfuqizon të dy vendimet që janë marrë nga parlamentin në lidhej me papajtueshmërinë e deputetes Olta Xhaçka. Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në një konkluzion në mbledhjen e Byrosë, dolëm qartë që do ta çojmë çështjen, vendimmarrjen në Kuvend sepse kështu na detyron Kushtetua. Sot do të votojmë një projektvendim për të çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese sipas procedurës së rrjedhur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Edhe me raportin tashmë që e panë që është në sistem do të njihen”, theksoi Çuçi.

Xhaçka Strategjike

Në 15 Korrik të vitit 2021, Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Investimeve Strategjike, i jep statusin special projektit “Dreamades Luxury Suites”. Projekti synon ndërtimin e një kompleksi turistik hoteleri dhe rezidencial me 5 yje në zonën e Gjilekës, në Himarë.

Investimi parashikohet në vlerë 5.556.192 euro. Subjekti aplikues është kompania “AG.TCC” shpk., në pronësi të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Për këtë investim, Këshilli i Ministrave, po nën drejtimin e Edi Ramës, miratoi të drejtën e shfrytëzimit të bregut para resortit, për llogari të kompanisë “AG.TCC Hotel Management”, në pronësi të kunatës së Olta Xhaçkës, shtetases amerikane Tawni Lin Grzych-Sutton.

Çështja u kthye në debat politik mes mazhorancës dhe opozitës dhe përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë të dy grupeve – PD-së zyrtare dhe Rithemelimit. Me vendim final, Kushtetuesja vendosi që duhet të jetë Kuvendi institucioni që duhet të depozitojë në GJK kërkesën për mospërputhshmërinë për mandatin e ish-kryediplomates dhe jo deputetët.

Çështja është zvarritur për më shumë se 1 vit nga mazhoranca socialiste në Kuvend, që këtë të enjte pritet të japë votat për ti dhënë dritën jeshile shqyrtimit të papajtueshmtërisë të mandatit të Xhaçkës nga Kushtetuesja.

Çështja “Xhaçka” u rikthye në vëmendjen e opozicionit publik së fundmi, pasi hetimet e SPAK faktuar se toka që Gaçi përdori për të marrë statusin e investitorit strategjik ishte përfituar me dokumente false.

Ish-kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro dhe zyrtarë të tjerë lokale u arrestuan për procedimin penal. Ndërkohë, toka ku planifikohet të zhvillohej investimi është sekuestruar.

Deri në këtë fazë të hetimeve, SPAK nuk ka ngritur akuzë penale ndaj Artan Gaçit.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:hetime.Kushtetueseolta xhackaPS
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article VIDEOLAJM/ Sula derdh qumësht në shenjë proteste te shkallët e Kuvendit: Qeveria të kthejë sytë nga fermerët
Next Article Kishte kthyer stanin në laborator kanabisi, arrestohet vëllai i deputetit socialist të Lezhës

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Bardhi e Noka përplasen ashpër me Açkën e Bakiun! Shkulin mikrofonin në komision

Lufta brenda Partisë Demokratike është zhvendosur ditën e sotme në Komisionin e Medias, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka…

3 Min Read
Politikë

Manja i prerë: S’ka amnisti për çështjet që hetohen nga SPAK

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka sqaruar se asnjë çështje që po hetohet nga SPAK nuk do të jetë pjesë…

1 Min Read
Politikë

Takimi i përbashkët, Rama: Shqipëri- Mali i Zi, kemi afrimitet vëllazëror

Pas ceremonisë së firmosjes së marrëveshjeve mes dy qeverive, Kryeministri Rama dhe homologu malazez, Dritan Abazoviç kanë dalë në një…

2 Min Read
Politikë

SPAK i kthen hard diskun dhe të dhënat nga laptopi ish-ministrit, Beqaj: Ishin sekuestruar në…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas daljes së tij nga SPAK ku qëndroi për 1 orë, u ndal në një…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?