fbpx
E premte, 9 Maj, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Ka hyrë në fuqi ligji për bastet online! Kompanitë që do aplikojnë për licencën 10-vjeçare duhet të kenë 

Tirana Press by Tirana Press
02/04/24 - 01:46
in Shqipëria
A A
Ka hyrë në fuqi ligji për  bastet online! Kompanitë që do aplikojnë për licencën 10-vjeçare duhet të kenë 
7
VIEWS

Hyn zyrtarisht në fuqi ligji i lojërave të fatit, që i hap rrugën rikthimit të basteve sportive vetëm online. Pesë vite pas nismës së qeverisë ‘Fundi i Marrëzisë’ që uli qepenat për mbi 4 mijë pika bastesh në të gjithë vendin, tashmë ato do të rihapen por me rregulla të reja. Në total do të jepen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, 10 licenca për ushtrimin e këtij aktiviteti me periudhë jetë-gjatësie 10 vite. Në garë për licencën do të marrin pjesë vetëm ato kompani që kanë ushtruar aktivitet në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

Kuvendi i jep ‘ok’ hapjes së basteve sportive online! 72 pro, asnjë kundër, Braçe e Xhafaj abstenojnë! Aplikojnë për licencë kompanitë me 30% kapital të huaj LEXO EDHE: Kuvendi i jep ‘ok’ hapjes së basteve sportive online! 72 pro, asnjë kundër, Braçe e Xhafaj abstenojnë! Aplikojnë për licencë kompanitë me 30% kapital të huaj Subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 miliardë lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit.

Po ashtu nuk duhet të kenë ndjekje penale si dhe nuk duhet të mbartin detyrime ta papaguara. Për të aplikuar kompania duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë, ndërkohë tarifa e licencimit për ushtrimin e këtij aktiviteti është 400 milionë lekë. Për të luajtur online, persona do të regjistrohen me kartën e identitetin në faqen ueb, ose aplikacion, të gjitha transaksionet do bëhen nëpërmjet sistemit bankar dhe organizatorët janë të detyruar që të mbajnë të dhënat e lojtarëve në një regjistër të posaçëm për tre vite.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Sipas qeverisë kjo është një masë për të kontrolluar paratë që do të qarkullojnë në këtë aktivitet. Ndërkohë për të mbrojtur lojtarin dhe për ti dhënë garanci fituesit në ligj është vendosur që organizatori i basteve sportive online duhet të ngurtësojë një fond prej 120 milionë lekësh por jo më pak se 5% e shumave të vëna në dispozicion të lojës nga ana e lojtarëve brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat Dhjetë kompanitë brenda datës 15 të çdo muaj duhet të derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm 15% të ardhurave bruto nga loja, kurse lojtarët do të tatohen mbi bazë të të ardhurave që sigurojnë, pra me fasha nga 13-23%.

Të ardhurat e përfituara nga zbatimi i këtij ligji shërbejnë për krijimin e Fondit të Posaçëm që shërben për mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, dhe teknologjisë së inovacionit. Sistemet e këtyre kompanive bastesh do të auditohen ka Komisioni i Licencave. Hapja e basteve sportive online pritet të sjellë në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë të ardhura në vit.

Tags: BASTE ONLINEHYN NE FUQI LIGJI

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
48
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Next Post
“A do të paguash për Francesco Becchetti-n?”, pyetja e gazetarit italian kap ‘mat’ Ramën. Ja si u përgjigj

Akuzat për Olsi Ramën/ Kuvendi nuk përfshiu kërkesën e Bardhit për interpelancë, kryeministri: Prit SPAK-un

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.