Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme tek Komuna e Parisit. Plagosja ka ardhur pas një sherri për konflikte banale. I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës.
Raportohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra. Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit disa persona të cilët kanë marrë pjesë në sherr, teksa po vijojnë hetimet.