Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Ikje masive/ Shqipëria, e treta në botë për aplikimet për azil në 2023
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Shqipëria

Ikje masive/ Shqipëria, e treta në botë për aplikimet për azil në 2023

Tirana Press
Last updated: 21/03/2024 09:43
Tirana Press
Share
SHARE

Shqipëria është një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt Bashkimit Europian. Ritmet e rritjes ekonomike janë të krahasueshme apo dhe më të larta sesa rajoni. Vendi po kthehet në një destinacion turistik, me hyrjet e të huajve që po rriten me ritme dyshifrore., të tërhequr nga çmimet e ulëta, bukuritë e shumta natyrore e trashëgiminë historike. Megjithatë, vetë shqiptarët po vijojnë të ikin me ritme që janë ndër më të lartat në botë, në raport me popullsinë, duke u drejtuar në shtetet e Bashkimit Europian për të kërkuar azil.

Ndonëse ritmet e ikjes u ngadalësuan disi në vitin 2023, sërish mbeten tepër të larta, në një vend që sot zyrtarisht ka rreth 2.7 milionë banorë, por të saktë këtë shifër do të tregojë vetëm censi, që pritet të publikohet në qershor. Sipas Eurostat, në 2023 kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian, ose 331 aplikime për 100 mijë banorë, nga 17 aplikime për 100 mijë banorë, që është mesatarja e të gjithë aplikimeve në BE.

Të dhënat e Eurostat për aplikimet për azil nga të gjitha shtetet, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë përkatëse tregojnë se Shqipëria ishte e treta në botë për aplikimet e larta për azil në raport me popullsinë (shiko grafikun Aplikimet për azil për 100 mijë banorë në BE, viti 2023). Në vend të parë është Siria, një shtet që prej vitesh po vuan pasojat e luftës civile. Ky shtet kishte 874 aplikime për 100 mijë banorë në vendet e BE-së në 2023. Sirianët i ikin luftës. Deri në dhjetor 2022, sipas vlerësimeve nga UNCHR kanë humbur jetën mbi 580,000 persona; 13 milionë sirianë janë zhvendosur dhe 6.7 milionë refugjatë të detyruar të largohen nga Siria.

Shteti i dytë është Gjeorgjia, që kishte 668 aplikime për azil në BE për 100 mijë banorë. Gati gjysma e aplikimeve janë në Gjermani, të ndjekura nga Franca dhe Italia. Sipas mediave të huaja aplikimet janë kryesisht për arsye ekonomike, ndërsa në vitin 2023 ato ranë me 12%, kryesisht pasi Gjermania e futi Gjeorgjinë në listën e vendeve të sigurta dhe përshpejtoi procedurat e depërtimit. Maqedonia e Veriut ka parë vitet e fundit një rritje të emigrimit në raport me popullsinë, duke e renditur atë të katërtën në botë, pas Shqipërisë. Në 2023, sipas Eurostat aplikimet arritën rekordin e viteve të fundit, në 6760 të tilla.

Kosova u rendit e 12-a në botë, me 162 aplikime për 100 mijë banorë. Aplikimet për azil pritet të shtohen ndjeshëm këtë vit, pas heqjes së vizave me vendet e BE-së. Serbia renditen në vendin e 21, me 68 aplikime për 100 mijë banorë, Mali i Zi me 58.1 (vendi i 25) dhe Bosnja e 48-a, me rreth 49 aplikime. Në Shqipëri, të dhënat e Eurostat tregojnë se Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3530 aplikime, apo 38% të totalit në vitin 2023. Gjermania renditet e dyta, me 2225 aplikime apo 24% e totalit.

Një raport i fundit i Kombeve të bashkuara, që mat cilësinë e jetesës përmes indeksit të lumturisë gjeti se Shqipëria mbetet ndër shtetet më të palumtura në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Pikët e indeksit, që mat lumturinë u përkeqësuan në 2023. Vlerësimin më të ulët Shqipëria e merr në treguesin e perceptimit të korrupsionit, me vetëm 0.049 pikë, ku pyetja kryesore që u bëhet të anketuarve lidhet me përhapjen e korrupsionit në qeveri. Vlerësim të dobët ka dhe bujaria me 0.138 pikë, që tregon që shqiptarët nuk e mbështesin dhe aq shumë njëri tjetrin.

Renditja është më e lartë tek të ardhurat për frymë, me 1.4 pikë, mbështetja sociale 0.9 pikë, pritshmëria për një jetë të shëndetshme, 0.6 pikë. Shqiptarët mendojnë se nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje në jetë, me treguesin që merr 0.69 pikë. Niveli i ulët i perceptuar i cilësisë së jetesës duket se është arsyeja kryesore se pse shqiptarët, sidomos të rinjtë, po vijojnë të ikin nga vendi me ritme që krahasohen me shtetet që janë në luftë apo konflikte civile. Gjallërimi i emigracionit vitet e fundit po shkakton deformime të mëdha në ekonominë e vendit, që nga disponueshmëria e fuqisë punëtore, që po pengo planet e bizneseve për zgjerime e investime, tkurrja e konsumit dhe në afatin e gjatë zhbalancimin e mëtejshëm të skemës së pensioneve.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:azilEmigrim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article OKB paralajmëron “katastrofë” prej mbetjeve elektronike: Rriciklimi s’përballon dot sasitë e mbeturinave
Next Article Bardhi kërkesë Nikollës: Shpallni të pavlefshëm votimet e seancës së kaluar në Kuvend

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Prrenjas/ Tenton t’i japë fund vetes në kasollen e bagëtive, përfundon në spital

Një burrë nga Rrajca e Prrenjasit tenton ti japë fund vetes në kasollen e bagëtive. Mesditën e djeshme, në fshatin…

0 Min Read
Aktualitet

EMRAT/ Ndryshonin të dhëna kompjuterike dhe denigronin titullarë të institucioneve, arrestohet gazetari dhe punonjëse e AMP Durrës

Një gazetar dhe një punonjëse e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës kanë përfunduar pas hekurave, pasi akuzohen…

2 Min Read
Aktualitet

29-vjeçari në koma pas tritolit, mjekët: Dëmtimi në kokë i rëndë

Enea Thomarai, 29 vjeç, është në gjendje kritike për jetën pas shpërthimit të tritolit të destinuar për fqinjet e tij…

1 Min Read
Kronikë

Shqiptarit i zihet pritë, qëllohet me tre plumba në Itali

Një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi i është zënë pritë dhe më pas u qëllua me…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?