Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: BKH dhe Renea bastisin vilën e deputetit të PS-së, kërkojnë prova për Ramazan Rahjën dhe sende të jashtëligjshme
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

BKH dhe Renea bastisin vilën e deputetit të PS-së, kërkojnë prova për Ramazan Rahjën dhe sende të jashtëligjshme

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:59
Tirana Press
Share
SHARE

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të mbështetur nga reparti special RENEA, kanë bastisur në oret e para të mëngjesit të sotëm, banesën e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Aksioni i befasishëm është zhvilluar ende pa zbardhur dita, në fshatin Zezë të zonës së Niklës.

Ka qenë një vendim i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëshuar në sekret të plotë, më date 17 janar 2023, pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqesore, i cili ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gazetari Artan Hoxha, raporton në blogun e tij “Xhungël”se“Objektiv i këtij aksioni, ka qenë gjetja dhe ndalimi i shtetasit Ramazan Rraja, 30 vjeç, banor i njesisë administrative Nikël në zonën e Fushë Krujës. Po ashtu është ushtruar kontroll i banesës së tij në fshatin Zezë, sëbashku me automjetin, të cilin ai ka në perdorim. Qëllimi i kontrollit të banesës dhe automjetit, ishte gjetja apo zbulimi i provave me rëndësi për hetimin që po kryen SPAK”.

Hetuesit e BKH-se, të mbështetur nga grupet e depërtimit të repartit special RENEA, kanë mbyllur në rrethim në orët e para të së enjtes, vilën 3 katëshe në fshatin Nikël. Më pas, në zbatim të vendimit te Gjykatës Speciale, kanë hyrë në ambientet e brendeshme duke ushtruar kontroll të hollësishëm ndaj çdo personi që gjendej aty.

Agjentët e BKH-së, kanë bastisur në menyrë të imtësishme çdo ambient te vilës, për të gjetur materiale apo prova në lidhje me hetimin.

Në vendimin e gjykatës speciale, vila 3 katëshe sëbashku me hapësirën perreth saj, e rrethuar nga një mur i lartë mbrojtës dhe e pajisur me sistem sigurie me kamera, është përcaktuar si objekt në pronësi dhe në perdorim të shtetasit Ramazan Rraja.

Hetuesit e BKH-së, kanë mbetur të befasuar, kur në banesë në vend të personit që kërkonin, kanë gjetur xhaxhain e tij, Rrahman Rraja, deputet i Partisë Socialiste dhe familjen e tij.

Deputeti i PS-së, u ka komunikuar agjentëve të BKH-së, se në banesë gjendet vetëm familja e tij. Ndërsa nipi i tij, Ramazan Rrahja, ka kohë që jeton në kryeqytet. Por ky fakt nuk i ka penguar agjentët e BKH-së të ushtrojnë kontroll në çdo cep të godinës pavarësisht faktit se aty gjendej vetëm deputeti i PS-së dhe familja e tij.

Pas me shumë se dy orësh, agjentët e BKH-së dhe trupat speciale RENEA, kanë përfunduar kontrollin duke u larguar pa gjetur as personin që kërkonin dhe as mjete të kundraligjshme.

Një burim nga SPAK, konfirmoi për “Xhungel” se “aksioni i sotëm i BKH dhe RENEA, është zhvilluar në vijim të hetimit për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jetën shoferi i Ndojit, Andi Maloku”.

Ramazan Rraja, për herë të fundit u shpall në kërkim policor pas atentatit të ndodhur në 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Sipas gazetarit Hoxha, në atë kohë, Ramazan Rraha ndodhej jashtë vendit.

Ai u shoqërua nga policia e Fushë Krujës mesditen e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer në Rinas me linjën e Fly Dubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rraja dha deklarime në lidhje me hetimin e masakrës se 17 korrikut, në mbikalimin e Fushë Krujës dhe pasi provoi se ditën e ngjarjes, ndodhej jashtë territorit te Shqipërisë, u la i lirë disa orë më vonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Me rrezikshmëri të lartë kriminale”, reagon policia për arrestimin e dy të rinjve në Spanjë: Do ekstradohen në Shqipëri
Next Article Krizë humnitare! Acari “mbërthen” Afganistanin, 70 persona vdesin në një javë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Lëkundje tërmeti ndihen në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë këtë mbrëmje. Epiqendra ishte 23 kilometra nga Vlora, ndërsa thellësia ishte 14 km.…

0 Min Read
Aktualitet

“Nxënësit shqiptarë të fundit në botë për kreativitet”/ Qëndresa Qytetare: Të dorëhiqet elita drejtuese e MAS

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), ka publikuar raportin e vlerësimit të kreativitetit të nxënësve në 64 vende të…

3 Min Read
Aktualitet

Plagosja e 36-vjeçarit në Shijak/ Arrestohet 27-vjeçari, në kërkim dy të tjerë

Zbardhet plagosja me armë zjarri e 36-vjeçarit në Shijak. Vihet në pranga pronari i dyqanit për pjesë këmbimi, ku ndodhi…

3 Min Read
Aktualitet

Aksident në “Lezhë-Shkodër”, 40-vjeçari përfundon në spital

ident në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”. Automjeti me drejtues shtetasin me inicialet P. B., ka përplasur shtetasin me inicialet M. F.,…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?