Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Kontratat publike, 19 biznese u përjashtuan nga tenderat në 2023
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

Kontratat publike, 19 biznese u përjashtuan nga tenderat në 2023

Tirana Press
Last updated: 15/03/2024 09:47
Tirana Press
Share
SHARE

Vitin e shkuar, 19 subjekte janë përjashtuar nga e drejta për të përfituar kontrata publike.

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) bëri të ditur se shkaku kryesor për këtë vendim ka qenë mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale ndërkohë që në vend të dytë keqinformimi në dokumentacion. Agjencia nuk i bëri publike emrat e kompanive të përjashtuara.

“Lidhur me vendimet e përjashtimit (19 të tilla), rezulton se nga këta: 7 operatorë ekonomikë, janë përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike për shkak të keqinformimit dhe paraqitjes në tender të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme ; 1 operator ekonomik në zbatim të vendimit të dhënë nga gjykata; 12 operatorë ekonomikë janë përjashtuar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale” thuhet në raportin vjetor të APP.

Por teksa për këtë grup është marrë vendimi, për një pjesë tjetër është vendosur ose pezullim për përjashtimin ose mospërjashtim. Kështu sipas raportit është marrë vendimi për mospërjashtimin nga e drejta për të fituar kontrata publike për 3 operatorë ekonomikë. Për katër të tjerë është marrë vendim për pezullim të procesit të nisur për përjashtim nga e drejta për të fituar kontrata publike për shkak të procesit gjyqësor dhe për katër të tjerë vijon procesi i procedimit administrativ. Numri i denoncimeve apo çështjeve të ngritura për përjashtim të operatorëve nga kontratat publike ka qenë më i lartë por nga ana e APP jo në të gjitha rastet është parë e arsyeshme të niset procedim administrativ.

“Nga 60 kërkesat/informacionet e administruara, rezulton se: ka nisur procedimi administrativ për 30 operatorë ekonomikë; 29 kërkesa, kanë qenë të paplota në argumente ligjorë dhe prova dokumentare, ose pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se nuk kanë qenë kushtet e parashikuara nga dispozitat ligjore për nisjen e procedimit administrativ nga APP; 1 kërkesë është në proces shqyrtimi” vlerëson raporti.

Në shpjegimin e saj Agjencia e Prokurimit Publik ka nënvizuar se për 30 operatorë ekonomikë, nuk ka nisur procedimin administrativ, pasi kërkesa e paraqitur nga propozuesit (operatorë ekonomikë/autoritet kontraktor) është konsideruar me dokumentacion të pamjaftueshëm dhe e paargumentuar për të filluar procedimin administrativ, apo pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se, nuk janë plotësuar kushtet për nisjen e procedimit administrativ, sipas parashikimeve të nenit 78 të LPP.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:abuzimekontrata publikeprjashtohewn nga tenderattendera
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Skandali në Qendrën Shëndetësore të Funarës: Nga ilaçet e skaduara, te mbetjet spitalore e hedhura në kuti moltosh
Next Article Shtohet numri i sëmundjeve në vend, Sazan Guri: Shqiptarit i është bllokuar truri nga ndotja!

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

AktualitetShqipëria

Kujdes! Posta Shqiptare në duart e hakerave: Mos e hapni këtë link

Posta Shqiptare është sulmuar nga hakerat dhe këtë e tregojnë më së miri mesazhet e mbërritura në celularët e shqiptarëve.…

1 Min Read
Aktualitet

Pas Shkodrës, edhe Vlora nis aksionin për kontrollet e kamerave të instaluara nga grupet kriminiale

Kanë nisur edhe në Vlorë kontrollet për zbulimin e kamerave të sigurisë të instaluara në rrugët e qytetit, apo në…

2 Min Read
Aktualitet

‘Je Gylenist’, përplasje në xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Tiranë, besimtarët kërkojnë largimin e Myftiut

yftiu i tiranes Laurent Luli u përball të martën me një situate të paprecedente brenda ambienteve të xhamisë ‘Dine Hoxha’…

1 Min Read
Aktualitet

“Me zor nxora të vegjlit jashtë”/ Zjarri dogji dy banesa në Gjirokastër, kryefamiljari: Shkova të fle kur pashë flakët, s’kisha mundësi…

Çezar Gjoksi jetonte i vetëm por nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit ndërsa Çlirim Gjoksi tha se ishin…

3 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?