Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Projektligji për turizmin/ Tërhiqet qeveria: Qytetarët që japin dhoma me qira s’do regjistrohen si biznes, Ulet dhe gjoba
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Ekonomi

Projektligji për turizmin/ Tërhiqet qeveria: Qytetarët që japin dhoma me qira s’do regjistrohen si biznes, Ulet dhe gjoba

Tirana Press
Last updated: 06/03/2024 14:30
Tirana Press
Share
SHARE

Të gjithë qytetarët që japin dhoma, apartamente apo vila me qira përmes AirBnB apo Booking për qëllime turistike, nuk do të kenë detyrimin ligjor për t’u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si strukturë akomoduese, pasi ofrojnë aktivitet sezonal (2-3 muaj gjatë verës apo një periudhë në festat e krishtlindjeve).

Kjo lehtësi u propozua nga Ministria e Financave këtë të martë në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, duke ndryshuar draftin fillestar të projektligjit për turizmin, që parashikonte regjistrimin e çdo njësie në QKB.

Megjithatë, kjo kategori do të duhet të marrë në ministrinë e Turizmit një certifikatë kategorizimi sipas standardeve të dhomës, apartamentit apo vilës.

“Individi qiradhënës për kategoritë, dhomë, apartament apo vilë përpara ushtrimit të aktivitetit paraqet pranë ministrisë së Turizmit kërkesën për certifikatë kategorizimi sipas kritereve të përcaktuara. Ne e gjejmë pak të shpejtë regjistrimin e këtyre kategorive si një biznes. Ne kemi shumë individë që japin ambientet e tyre si dhomë, vilë apo apartament me qira dhe nuk i japin me qëllime turizmi gjithë kohës dhe për një periudhë të caktuar i japin me qira. Propozimi i Ministrisë së Financave vetëm për ata individë që kanë një apartament, kanë një vilë, apo një dhomë dhe e japin me qira për qëllime turistike, të mos regjistrohen në QKB si biznes, por ti japi apartamentet me qira në periudha të caktuara, të paguaj detyrimet tatimore nga këto të ardhura një herë në vit nëpërmjet deklaratës të të ardhurave personale, pa qenë nevoja të pajiset me një NIPT dhe të marrë ngarkesa të tjera fiskale siç mund të jetë pagesa e kontributeve apo edhe të tjera detyrime që i shtohen nga pushteti vendor. Pra për këtë kategori të bëhet ky lehtësim”, tha zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero.

Në draft parashikohet që nëse këta qytetarë japin pronën me qira pa marrë certifikatën e klasifikimin gjobiten nga 20-50 mijë lekë. Në këtë kategori bëjnë pjesë kryesisht familjet që nuk ushtrojnë aktivitet në fushën e turizmit përgjatë gjithë vitit, por një pronë që kanë e japin me qira për pushuesit vetëm në sezonin verorë.

Detyrimin për t’u regjistruar në QKB, do ta kenë vetëm sipërmarrësit që kanë bllok apartamentesh, ata që kanë “Struktura akomoduese të trashëgimisë kulturore” dhe “Hoteli i shpërndarë” i cili është i përbërë nga shtëpi, apartamente ose dhoma të vendosura në ndërtesa të veçanta, të menaxhuara nga i njëjti sipërmarrës turistik. Pra do regjistrohen vetëm sipërmarrësit që e ushtrojnë aktivitetin e qiradhënies përgjatë gjithë vitit, e praktikisht janë biznes i paregjistruar.

Zëvendësministrja e Turizmit Vilma Bello theksoi se Ministria do të ngrejë një sistem për të dhënat në fushën e turizmit.

“Ministria Përgjegjëse për turizmin do të ngrejë një sistemi për të dhëna për turizmin dhe është përgjegjëse për t’i menaxhuar. Të dhënat do mblidhen nga  institucionet publike qendrore dhe vendore, nga strukturat akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, nga operatorët turistikë dhe agjencitë e udhëtimit për numrin total të vizitorëve për turizmin pritës dhe turizmin në dalje, shtetësinë dhe destinacionin.”, tha zëvendësministrja e turizmit Vilma Bello. 

Me propozim të kryetarit të Komisionit Arben Pëllumbi, u ul nga 150 mijë në 100 mijë lekë gjoba për strukturat akomoduese që nuk deklarojnë në ministri numrin e vizitorëve, të netëve të qëndrimit, shtetësinë e tyre, rezidencën, gjininë dhe moshën.

Pas këtyre ndryshimeve Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i dha dritën jeshile projektligjit dhe i la detyrë Ministrisë së Turizmit që brenda 6 muajsh të nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e tij. Ndryshimet në ligjin e turizmit synojnë të formalizojnë sektorin si dhe të rrisin standardet e cilësinë e strukturave akomoduese.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ligjiTurizmi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Nuk e kam dhunuar”/ Babai i Elias: Princi 2 metra i gjatë, unë nuk qëndroj dot në këmbët e mia
Next Article Muzeu Historik Kombëtar do ti nënshtrohet një restaurimi 4 vjeçar

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Ekonomi

Qeveria “hap thesin”, parashikon fondin 2.2 mld lekë për pensionet, ndryshon rregulli për indeksim

Në një kohë që qeveria po përgatitet për indeksimin e pensioneve, ekspertët kërkojnë që rritja të bëhet duke marrë në…

2 Min Read
BotaEkonomi

‘Kapërcen’ çmimi i naftës/ Kina rrit kërkesën për blerje, shqetësuese mbetet oferta

Tregu i arit të zi pas nisjes së luftës së Rusi-Ukrainë, ka pësuar luhatje duke çregulluar valuatën e shitjeve. Edhe…

3 Min Read
Ekonomi

Inflacioni do të rritet, por të ardhurat në raport me PBB në rënie në 2024-2027

Inflacioni dhe ekonomia e Shqipërisë po rriten me ritme më të përshpejtuara se dekada që lamë pas, por vendi ka…

2 Min Read
Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Borxhi i ndërsjellët i ndërmarrjeve shtetërore arrin në 1,7 mld euro në maj 2024, duke u rritur më tej në…

4 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?