Dy ditë pasi vetëm me kartonat e socialistëve, Parlamenti miratoi ligjin për zonat e mbrojtura, opozita vijon të jetë e shqetësuar se ky ligj do t’i hapë rrugë ndërtimeve në këto zona. Deputetja e Rithemelimit, Ina Zhupa, përgjatë një konference të mbajtur me ekspertë të mjedisit, tha se ligji i kthen zonat e mbrojtura në sheshe ndërtimi.
“Nuk ka më zonim të zonave të mbrojtura. Në çdo pikë të zonave të mbrojtura t’i mund të ndërtosh, mjafton që të marrësh miratimin në KKRT, mjafton që Këshilli i ministrave, Edi Rama të të japë firmën fap e fap dhe ti mund të ndërtosh në cilëndo zonë të mbrojtur të Shqipërisë.
Ti mund të ndërtosh në Butrint, Karavasta, etj. Është hera e parë që një ministre mjedisi të mbrojë shkatërrimin e mjedisit. Është hera e parë se si mund të justifikohet që për turizëm u dashka betoni dhe jo natyra”, deklaroi Zhupa.