Pasi Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë për emigrantët, të enjten, pritet votimi dhe ratifikimi i saj në Kuvendin e Shqipërisë. Në agjendën e Kuvendit, protokolli për emigrantët me Italinë është futur në rend dite dhe pritet të kalojë në seancën plenare.
Partia Socialiste i ka votat e mjaftueshme për të votuar protokolli. Seanca plenare është parashikuar të nisë në orën 10:00 të paradites. Po çfarë përmban në thelb marrëveshja Shqipëri-Itali?
Shqipëria nuk do të paguajmë para për strehimin e përkohshëm të emigrantëve dhe Italia do të largojë secilin prej tyre menjëherë pasi të përfundojë shqyrtimi i kërkesave të tyre për azil. Kjo është garancia që jep qeveria shqiptare për marrëveshjen Rama-Meloni, përmes disa detajeve të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim. Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj strukturat për qëndrimin e emigrantëve.
Kufiri maksimal i personave që mund të qëndrojnë të strehuar në të njëjtën kohë është jo më shumë se 3 mijë persona. Italia përballon çdo shpenzim për emigrantët e strehuar përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor, çdo kosto tjetër të paparashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare. Afati maksimal i qëndrimit të një emigranti nuk mund të jetë më i madh se sa koha e nevojshme për procedurat e azilit/mbrojtjes. Marrëveshja për emigrantët u finalizua më 6 nëntor nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.