Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Ngjela paralajmëron arrestime në radhët e opozitës, zbulon të fshehtat e vizitës “blic” të Blinken në Shqipëri,
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Politikë

Ngjela paralajmëron arrestime në radhët e opozitës, zbulon të fshehtat e vizitës “blic” të Blinken në Shqipëri,

Tirana Press
Last updated: 13/02/2024 10:25
Tirana Press
Share
SHARE

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Si fillim Ngjela ka reaguar për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri këtë javë. Sipas tij, është një favor shumë i madh për vendin tonë pasi ardhja e zyrtarit të lartë të SHBA fsheh shumë mesazhe. Kryesorja për Ngjelën është që ne dhe kryesisht politika duhet ta kuptojë dhe shfrytëzojë se vizita është në favorin tonë. Ai thotë se ardhja e Blinken do tregojë shumë gjëra. Avokati shprehet se arsye mund të jetë edhe raporti mes Prishtinës dhe Tiranës dhe qejfmbetja e politikës amerikane për eliminimin e dinarit nga politika e Kosovës.

Sipas Ngjelës, Blinken ka tur në Ballkan, nuk është vetëm në Shqipëri. Fakti që ka një tur politik, diçka lëviz, thotë avokati. Në intervistën e tij, Ngjela paralajmëron dhe arrestime të bujshme në radhët e opozitës. Sipas Ngjelës, SPAK po ndjek “Doktrinën e Bonapartit”, e cila fillon me goditje nga pushteti, por do kalojë dhe nga e djathta. Ai përmend goditje ministrash, ish-ministrash dhe ish-kryeministrash. Për avokatin, “nëse do ti qëndrojmë tezës që ka thënë Blinken se reforma drejtohet nga ne, natyrisht që do vinte, sepse reforma është në një udhëkryq të rrezikshëm në kuptimin politikë.”

E para dhe më e rëndësishmja është që vjen. E dyta është bërë e shpeshtë vizita e Blinken në Shqipëri, dhe e treta është që duhet të presim. Mendoj se duhet që të kemi disa favore në kuptimin politik, sepse jemi ata që deklaruan ata që ne jemi të nevojshëm. Duhet të kemi disa favore në kuptimin politik duke menduar që jemi të domosdoshëm në konfliktin mes sllavëve dhe Uashingtonit. E përmendi edhe politika amerikane. Të gjitha këto japin një favor por sa do jetë e aftë politika shqiptare t’i shfrytëzojë këto, do ta shohim hap pas hapi.

-A ishte e papritur kjo vizitë e tij?

Nuk dihet se ca po pritet, por mendoj se ne e kemi në favor dhe gjatë kësaj vizite do e shohim.

-Çfarë mendon se do diskutohet në takim me të?

Nuk mund të imagjinojmë dot se çfarë do jap dhe çfarë do të kërkoj. Nuk flasim dot me hamendje. Me siguri ne duhet që të kuptojmë se është në favorin tonë.

-Rithemelimi e ka parë pak me dyshim kjo vizitë e tij në Tiranë, madje e ka quajtur si bombë nukleare?

Opozita jonë është në dekadencë në kuptimin e mendimit politik. Nuk është hera e parë që flasin para kohe. Nuk mund të vijë sekretari i shtetit në një vend aleat dhe të mbajë fjalim kundër teje. Është pamundësi absolute, në çdo lloj politike, jo për politikat e mëdha që nuk diskutohet.

-Pse mendoni se kjo vizitë u zgjodh që të bëhet në këtë moment?

Nuk e dimë se ca ka ndodhur në konfliktet e brendshme në Ballkan. Ka ca lëvizje që i kam ndjekur, por që nuk japin përgjigje në kuptimin e një analize. Vizita e tij do tregojë shumë gjëra. Është edhe raporti mes Prishtinës dhe Tiranës dhe qejfmbetja e politikës amerikane për eliminimin e dinarit nga politika e Kosovës, pra nga Kurti.

-Çfarë do të thotë për politikën e jashtme të vendit ardhja e tij?

Ka një aleancë të veçantë mes vendit dhe politikës amerikane. Ka një faktor të madh që i ka dhënë historisë së Shqipërisë dhe i ka dhënë një shteti pavarësinë, Kosovës. Është rast i veçantë dy shtetet shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Ai ka tur në Ballkan, nuk është vetëm në Shqipëri. Fakti që ka një tur politik, diçka lëviz.

-Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vizitën e Blinken dhe e ka falenderuar mbështetjen e amerikanëve dhe fokusin e ka vënë tek reforma e drejtësisë, keni një koment?

Sepse Blinken është ai që deklaroi që reformën në Drejtësi në Tiranë e drejtojmë ne (amerikanët). Reforma ka prekur korrupsionin. Për korrupsion kemi një ish-kryeministër. Kemi edhe një ish-zv/kryeministër dhe 2 ministra të majtë. Është doktrina e Bonapartit, duhet të fillonte majtas reforma se ata janë në pushtet. Çështja është të shikojmë sesi do avancojnë këto sepse kalojnë nga majtas djathtas. Kemi ish-kryeministrin djathtas në arrest shtëpie. Por kemi një ish-zv/kryeministër të akuzuar për korrupsion dhe 2 ministra të së majtës, e shihni se ka filluar një lloj balancimi? Kjo është doktrinë, do fillojë nga pushteti por do shkojë djathtas sepse do të kishte mangësi të moralitetit nëse fillonte ndryshe.

-Rama ka thënë se qeveria është garante për drejtësinë e re dhe të pavarur që ka arritur besimin tek publiku, duke goditur korrupsion në nivele të larta?

Para se të fillonte reforma dihej që të dyja krahët ishin të rrezikuar për korrupsion. Por, mazhoranca kishte shumicën dhe ajo ja dha votat, edhe ai që ishte me pikatje doli njëherë foli po pastaj ja dha, flas për Metën.

-Rama ka thënë se Blinken do të gjej një drejtësi të re kur të vij?

Nëse do ti qëndrojmë tezës që ka thënë Blinken se reforma drejtohet nga ne, natyrisht që do vinte, sepse reforma është në një udhëkryq të rrezikshëm në kuptimin politikë. A do të ecë në të dyja krahët kështu, ndërkohë që një krah është në politik dhe ka shumicën e votave? Kjo do të shihet, por Rama tha se unë mazhorancën do ta vë në funksion të reformës të drejtësi.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arrestimeblinkenkorrupsionOpozitaspartak ngjela
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sporti në zi, humb jetën ish-kampioni i Tiranës
Next Article Djali i Fatbardha Palit del në mbrojtje të babait: Ajo e tradhëtoi

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Avokati Sokol Mëngjesi Përfundon në spital/ PD: Urdhri nga Rama

Avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar mëngjesin e kësaj të Mërkure në kryeqytetet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në zonën…

2 Min Read
Politikë

Dështon sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi

Dështon sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi. Deputetët socialistë nuk i kanë përgjigjur sërish thirrjes së bërë…

0 Min Read
Politikë

Çështja Beleri, Rama përplaset ashpër me kolegun grek në Bruksel: Duket sikur krahason Shqipërinë me Siberin

Gjatë një konference në Bruksel kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen Fredi Belerit. Ka qenë një përfaqësues i shoqërisë…

6 Min Read
Politikë

 Zbardhet vendimi i Kushtetueses për Arben Ahmetajn

Është zbardhur vendimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që vendosën që të mos kalojnë në seancë kërkesën e ish-numrit 2…

16 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?