Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Marrëveshja Rama-Meloni, Amnesty International thirrje deputetëve italianë që ta rrëzojnë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Politikë

Marrëveshja Rama-Meloni, Amnesty International thirrje deputetëve italianë që ta rrëzojnë

Tirana Press
Last updated: 23/01/2024 08:54
Tirana Press
Share
SHARE

Organizata Amnesty International shprehu sërish sot shqetësim për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për migrantët e nisur nga vendet e Afrikës veriore, e cila parashikon mbajtjen e tyre në territorin shqiptar, në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil. Ndërsa protokolli mes dy vendeve nisi të diskutohet sot në Dhomën e deputetëve, organizata e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i bëri thirrje parlamentarëve italianë që ta kundërshtojnë atë.

Marrëveshja e nënshkruar në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romë, mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama, parashikon ngritjen e dy qendrave, e para në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të migrantëve dhe e dyta në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

Sipas deklaratës së sotme të Amnesty International “skema për ndërtimin e qendrave të ndalimit të emigrantëve në Shqipëri është pjesë e një tendence më të gjerë ndërkombëtare për të zhvendosur kontrollin kufitar dhe përpunimin e azilit në vendet e treta: një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut të migrantëve dhe refugjatëve dhe mund të çojë në vuajtje më të mëdha”.

Matteo de Bellis, hulumtues për Migracionin dhe Azilin pranë organizatës vlerëson se “kjo marrëveshje përfaqëson një tjetër përpjekje të turpshme nga Italia për të anashkaluar ligjin ndërkombëtar dhe të BE-së, me pasoja të mundshme të rënda për njerëzit që kërkojnë azil.” Sipas tij “ky propozim i pazbatueshëm, i dëmshëm dhe i paligjshëm do të bënte që njerëz në nevojë, t’i nënshtroheshin transferimeve të gjata dhe të panevojshme nga deti dhe të përfundonin në ndalim automatik dhe potencialisht të zgjatur, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.”

Sipas protokollit mes dy vendeve, në Shqipëri do të transferohen migrantët e kapur në det të hapur. “Me qindra milje distancë midis Mesdheut qendror, ku ndodhin shumica e kalimeve dhe mbytjeve të anijeve, dhe Shqipërisë, marrëveshja shkel qartë detyrimin e Italisë për të zbarkuar njerëzit e shpëtuar në det sa më shpejt që të jetë e mundur pas shpëtimit të tyre. Ajo mund të dobësojë gjithashtu sistemin më të gjerë të kërkimit dhe shpëtimit, i cili ka të ngjarë të rrezikojë sigurinë e njerëzve që kanë nevojë për shpëtim në det”, vë në dukje deklarata e Amnesty International.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:marreveshjeMeloniRama
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Rama dhe Kurti, të relaksuar”/ Analisti : Shpresëdhënës! Liderët të përveshin krahët dhe…
Next Article Plagosja në Krujë/ U zunë për bagëtitë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

GJKKO dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun, Lefter Alla

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, i cili është…

2 Min Read
Politikë

Meta nxjerr videon duke bërë palestër: Pa djersitje, nuk ka arritje!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se e ka marrë seriozisht regjimin e aktivitetit fizik, duke u stërvitur…

0 Min Read
Politikë

Balla: Policia do të monitorojë çdo person që ka përfituar nga amnistia

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi dje gjatë një prononcimi për mediet nga Korça, se Policia e Shtetit do të…

2 Min Read
Kronikë

VIDEO/ Kampet në Shqipëri, RAI3: Kompania italiane që ka marrë 134 mln € për menaxhimin, e përfshirë në skandale

Pjesa e dytë e emisionit investigativ Report në Rai3 për dritë-hijet e paktit të emigrantëve, që provokoi polemika të forta…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?