fbpx
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Tentuan të trafikonin drogë drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet bashkëpunëtori 36- vjeçar në Pogradec

Tirana Press by Tirana Press
17/01/23 - 03:22 - Updated On 04/02/23 - 12:59
in Aktualitet
A A
Vodhën disa biznese, ja si ranë në pranga “skifterat” e Durrësit
4
VIEWS

Në prangat e policisë Pogradec ka rënë një 36- vjeçar bashkepunëtor i trafikimit të lëndëve narkotike në qershor të 2021.

I riu me iniciale A. H., në bashkëpunim me 2 vëllezërit A.P., dhe F. P., akuzohen për trafikim të lëndë narkotike si dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Kalimin e bënin të mundur me mjete lundruese drejt liqenit të Ohrit.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 autorët kanë vepruar në bashkëpunim për kalimin e lëndës narkotike në shtetin fqinj në Maqedoninë e Veriut.

Nga kontrollet policoretë vitit 2021, është kapur në flagrancë autori A. P., dhe sekuestruar 1 kg lendë e dyshuar kanabis, 1 varkë dhe 2 motorra uji.

NJOFTIMI POLICISE POGRADEC:

Vihet në pranga një tjetër bashkëpunëtor në tentativën për trafikim të lëndëve narkotike drejt Maqedonisë së Veriut, ndodhur në muajin qershor të vitit 2021.

36-vjeçari i ndaluar, bashkëpunëtor me 2 shtetas (vëllezër) që trafikonin lëndë narkotike, me mjete lundruese, përmes liqenit të Ohrit.

Në vijim të punës për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 18.06.2021, në Pogradec, ku në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, u godit një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi F. P., specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan një tjetër shtetas të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale, konkretisht:

A. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 13.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike, me mjete lundruese, nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut, përmes liqenit të Ohrit. Në muajin qershor të vitit 2021, shtetasi A. P. u kap me 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një varkë dhe 2 motora uji, që përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Humb kontrollin dhe automjeti kthehet përmbys në Maliq, shoferi shpëton pa lëndime

Humb kontrollin dhe automjeti kthehet përmbys në Maliq, shoferi shpëton pa lëndime

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.