Raportohet për të paktën dhjetra pasagjer janë pragosur dhe një numër i konsiderueshëm janë dërguar për ndihmë të specializuar në spital.
Autobusi me 70 persona u përmbys në zonën e Somerset në Anglinë jugperëndimore.
Mediat britanike bëjnë me dije se aksidenti ndodhinë orët e mëngjesit të kësaj të marte, teksa autobusi po çonte punëtorët në stacionin bërthamor të Hinkley Point C, ndërsa në të u përfshi edhe një motoçiklist.
Një numër i konsiderueshëm ekuipazhesh policie, zjarrfikëse dhe ambulancash u dërguan në vendngjarje në Bridgwater, ndërsa 54 pacientë u kontrolluan nga mjekët dhe 26 u trajtuan për lëndime në këmbë.
Autoritetet vendase kanë nisur hetimin për shkakun e aksidentit dhe po punojnë ngushtë me shërbimet e urgjencës.