Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së martës në Greqi. Konkretisht në Rizari teksa një studente 17-vjeçare shqiptare është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së saj. 17-vjeçarja nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz i dha fund jetës duke u vetëvarur.
Trupi shqiptares u gjet nga të afërmit e saj dhe më pas është transportuar me makinë në spitalin e Edessë. Para se të kryente vetëvrasjen, shqiptarja kishte shkruar një letër. 17-vjeçarja shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri. Policia po kryen hetimet e plota për ngjarjen.