Prej më shumë se dy javë një valë viroze grip ka prekur mbi 14 mijë qytetar në mbarë vendin. Ditët e fundit, krahas gripit është fshaqur dhe virusi sincicial ose RSV. Sipas bluzave të bardha, ky viruz prek më shumë fëmijët duke shkaktuar edhe probleme respiratore dhe në sistemin nervor.
Rasti i parë është shfaqur dhe në Shqipëri, dy javë më parë është konfirmuar një 16- vjeçar, ku fatkeqësisht gjenja shëndetësore e tij është përkeqësuar dhe është futur në intubim.
Duket se fëmijët janë ata më të prekurit nga ky virus, teksa në pediatri ka pasur edhe fluks të shtuar dtët e fundit, mendohet dhe si shkak i këtij virusi por edhe virozave të stinës.